Kuba e jep trollin për Xhaminë në Havanë

Një truall ka qenë i ndarë për të ndërtuar një xhami në Havanë të Kubës, ku Kristofor Kolombo i referohet pranisë së një xhamie, shekuj  më parë, raporton “mediaelire”.

Kjo ide doli për herë të parë si projekt gjatë vizitës së fondacionit  tonë atëherë, tha Mustafa Tutkun, menaxher i përgjithshëm,  zëvendës i Drejtorisë së Çështjeve Fetare të Turqisë (Diyanet) shkruan e  Përditshmja Vatan. Trualli ku mund të ndërtohet xhamia është gati.

Vendi për ndërtimin e xhamisë ndodhët në qarkun e  Havanës së Vjetër  është i gatshëm për ndërtimin e xhamisë që ishte propozuar nga Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan javën e kaluar.

Sipas Mustafa Tutkun, Dijaneti ka negociuar mundësitë e ndërtimit të xhamisë në mes të zyrtarëve kubanë dhe qeverisë turke.

Planifikimi i ndërtimin e xhamisë, sipas sugjerimit të Mustafa Tutkunit do të bëhet duke u bazuar, frymëzuar, nga Xhamia piktoreske Ortakoi në Stamboll.

Ne jemi duke menduar për ndërtimin e një xhamie të ngjashme me xhaminë Ortakoi, tha Mustafa Tutkun.

Pavarësisht gatishmërisë së Diyanet-it për të financuar ndërtimin e xhamisë, “zyrtarët kubanë preferojnë vendet anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamike (OIC) për të ndërtuar xhaminë”, tha Tutkun.

Fondacioni jonë është i gatshëm të paguajë shpenzimet e xhamisë tha Mustafa Tutkun.

Planet për të ndërtuar xhaminë e parë në Kubë u njoftuan javën e kaluar nga Erdogani, gjatë një pjese të fjalimit të tij rreth zbulimit të Amerikës nga muslimanët në shekullin e XII-të, më shumë se tre shekuj para Kristofor Kolombos.

Kryetari turk vuri në dukje hyrjen e një ditari në të cilin Kristofor Kolombo  ka përmendur një xhami në një kodër në Kubë.

Kërkesa e tij është përqeshur, tallur nga perëndimi dhe disa media turke.

Duke i sulmuar kritikët, Erdogani i siguroi se Muslimanët zbuluan Amerikën para Kolombos, duke i fajësuar kritikët e tij për mungesën e besimit.

Kryetari turk ka kërkuar që edhe në shkolla të mësohet historia e shkencëtarëve muslimanë.

Ideja e ngritur nga Erdogani u sugjerua fillimisht nga historiani Joussef Mroueh në artikullin e tij në vitin 1996.

Në këtë artikull, ai i referohet hyrjes së ditarit nga Kolombo që përmend një xhami në Kubë. Ideja e tij u kundërshtua nga analistët të cilët thanë se pasazhi është kuptuar gjerësisht të jetë një referencë metaforike në formën e pejsazhit.

Dëshmitë ekzistojnë nga arabët, nga afrikanët perëndimor, dhe osmanët, ishin lundruesit muslimanë në Amerikë para Kolombos, para  krishterëve të Evropës.

Për çfarëdo arsye, tekstet shkollore vazhdojnë të lartësojnë  lundrimin e Kolombit dhe guximin e ekuipazhit të tij, si i pari që doli  përtej Atlantikut.

Artikulli paraprakVIDEO – Disa thonë se muslimanët kan të drejt të martohen me 7 gra
Artikulli vijuesCoptimi i Shqipërisë në Londër, pas pavarsisë së Shqipërisë