Kuçi kërkon bashkëpunim kundër krimit ndërkufitar

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, u takua sot në Vjenë me drejtorin Ekzekutiv të Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogë dhe Krim (ZKBDK), ambasadorin Yuri Fedotov, me seli në Vjenë.

Në këtë takim u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit të Kosovës me ZKBDK për të luftuar krimin e organizuar dhe trafikimin e drogës, me ç’rast Ministri Kuçi përsëriti gatishmërinë e tij dhe të Qeverisë së Kosovës për të bashkëpunuar me organizatat dhe institucione të tjera ndërkombëtare për të luftuar me ngulm krimin ndërkufitar në të gjitha format e tij, thuhet në njoftimin nga MD.

Kuçi kërkoi bashkëpunimin e kësaj organizate veçanërisht në ngritjen e kapaciteteve në drejtin të hetimit dhe gjykimit të trafikimit të drogës, shpëlarjes së parave, krimeve financiare dhe formave të tjera të krimit të organizuara.

Ambasadori Fedotov shprehu gatishmërinë e tij për të pasur programe për Kosovën në fushat e cekura nga Ministri Kuçi, duke filluar kështu më zbarkimin së shpejti të një grupi ekspertësh në Kosovë, si hap i parë i shndërrimit të vullnetit politik në hapa konkretë në luftën kundër krimit ndërkufitar, drogës, pastrimit të parave dhe krimeve të tjera.kohaislame

Artikulli paraprakPlani serb për blerjen e shtëpive të shqiptarëve në Veriun e Kosovës
Artikulli vijuesVETËDIJËSIMI, ÇELËS NË LUFTËN NDAJ TRAFIKIMIT