Dëshmitari: Xhabir Zharku planifikoi vrasjen e dy prokurorëve dhe një gjyqtari të EULEX-it

0
177

Një ish-polic ka implikuar ish-kryetarin e Kaçanikut, Xhabir Zharku, në përgatitjen e vrasjes së dy prokurorëve dhe një gjyqtari të EULEX-it.

Ky dëshmitar, i cili me dëshmitë e tij ka arritur ta kthejë përmbys rastin e shpërthimit në lokalin “Sekiraça” nuk e ka shfajësuar as veten nga përgjegjësia në organizimin e shpërthimit që kishte ndodhur në shtator të vitit 2007, i cili pati shkaktuar vrasjen e dy personave dhe plagosjen e 11 të tjerëve.

Ai ka thënë se Zharku ka paguar një person 20 mijë euro për t’i vënë bombën në veturën e prokurores Maria Bamieh. Dëshmitari ka deklaruar se Zharku kishte planifikuar edhe vrasjen e prokurorit Maorizio Salustro, si dhe të kryetarit të Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it.

Si rezultat i hetimeve dhe aktakuzës së ngritur nga prokurorja angleze Maria Bamieh, Zharku është dënuar me 3 vjet e gjysmë për veprën penale të detyrimit. Ai pritet të shkojë në vuajtje të dënimit.

Anëtari i lartë i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhabir Zharku, ka mohuar se ka përgatitur ndonjë vrasje. Ai i ka quajtur këto trillime.

Dëshmitë e këtij dëshmitari, të cilat i ka siguruar gazeta, mund t’i lexoni sot në vazhdimin e parë serisë së shkrimeve në “Koha Ditore” eturën e tij. Bashkimi kishte gjetur një pistoletë TT, 7.62 mm kalibër e vjetër e ndryshkur”, ka thënë ai./koha/kohaislame