Tregu farmaceutik i Kosovës për vite të tëra ka qenë i pushtuar nga ilaçet e kontrabanduara nga shteti fqinj Serbia. Kontrabanda megjithatë po vazhdon edhe tani, ndërsa institucionet e shtetit nuk janë treguar edhe aq efikase për të parandaluar këtë “krim”, pasi që ilaçet e pakontrolluara mund të kthehen në “helm” për shëndetin e qytetarëve, shkruan Zëri.
Edhe kryeshefi i Agjencisë Kosovare për Produkte Medicinale (AKPM), Ilir Dushi e pranon se ekziston kontrabandimi i barnave nga Serbia në vendin tonë. Sipas Dushit, ndonëse nuk dihet vlera e saktë e tregut ilegal të barnave në vendin tonë, ai për gazetën “Zëri” ka deklaruar se persona të caktuar që merren me këtë veprimtari edhe në të ardhmen ata nuk do të ndalen duke kontrabandar produkte medicinale.
Ditë më parë, Policia e Kosovës, përkatësisht njësia për krime ekonomike dhe Doganat e Kosovës, kanë arritur që të sekuestrojnë sasi mjaft të mëdha të produkteve medicinale në disa depo ilegale farmacuetike. Sipas Dushit, ky aksion llogaritet të jetë si më i suksesshmi në luftën kundër tregut ilegal.
“Në të ardhmen nuk besoj se kemi me u ndal dhe kemi me vazhduar prapë. Ende nuk dihet saktë se sa është numri i produkteve që hyjnë në mënyrë ilegale në Kosovë, mirëpo kryesisht janë duke dominuar produktet të cilat nuk kanë paralele esencialisht të ngjashme ose produktet të cilat me kohë mjekët apo pacientët janë mësuar që t’i përdorin edhe të cilat për arsye që vijnë prej vendeve ose për arsye se nuk kanë ndonjë interes që me u regjistruar, ose vijnë prej vendeve që nuk duan që t’i regjistrojnë, vazhdojnë të difuzojnë përmes tregut ilegal edhe me hy në tregun kosovar”, ka deklaruar Dushi/Zëri/
You Might also Like
Gërrhitja (dhe apnea e gjumit)
Nxjerrja e një zëri të zhurmshëm dhe të bezdisshëm gjatë frymëmarrjes në gjumë quhet gërrhitje.…
By
4 Min Read
Shenjat e ulçeres ne Stomak
Shenja që tregojnë se ju keni ulçër në stomak; Çfarë duhet të bëni për ta…
By
6 Min Read
ZBULOHET ILAÇI I RI KUNDËR TUBERKULOZIT
Sipas një studimi të paraqitur në Konferencën Ndërkombëtare për sëmundjen SIDA në Uashington, një kombinim…
By
1 Min Read
Ta trajtojmë dhimbjen, ushqimet që luftojnë dhimbjen dhe vetëreduktimi i dhimbjes
Kur jeni të lodhur nga sëmundjet, duke përdorur shumë tableta për çfarëdo lloj sëmundjeje dhe…
By
5 Min Read
Rrushi mbron nga kanceri i lëkurës
Një studim i ri i cili është realizuar nga një ekip i shkencëtarëve spanjollë, ka…
By
1 Min Read
Si të mbrohemi nga alergjitë
Alergjitë sezonale sjellin me vete dhe probleme të shumta për njerëz të ndryshëm, të cilët…
By
3 Min Read
