Kujdes: Po afrohen muajt kur vriten, arrestohen dhe rrihen shqiptarët në Maqedoni

Po përfundon muaji shkurt dhe së shpejti do të fillojë muaji mars. Pasojnë muaji prill dhe maj. Në vitin 2001 këto ishin muaj që simbolizonin lavdinë e shqiptarëve, por më vonë u shndërruan në muaj që simbolizojnë periudhën kur vriten ish pjesëtarë të UÇK-së dhe kur ndodhin raste të dyshimta që shërbejnë si pretekst për të arrestuar dhe për të dënuar shqiptarët.

Në këto muaj ndodhi vrasja e Harun Aliut, në këto muaj ndodhi Konflikti i Kumanovës. Në këto muaj ndodhi vrasje e pesëfishtë në fshatin Smilkovë, që më pas shërbeu si shkas për arrestime dhe dënime të shqiptarëve me burgje të përjetshme. Në këtë muaj ndodhën djegiet dhe shkatërrimet e pronave të shqiptarëve në lagjen “Gjorçe Petrov” të Shkupit, dëme që nuk janë kompensuar as sot e kësaj dite. Në këto muaj ndodhën ngjarjet e dyshimta në Kalanë e Shkupit! Nëse i rikujtoni të gjitha rastet antishqiptare që kanë ndodhur në këtë muaj, do ta keni të qartë pse pikërisht tani po vendoset kryq gjigant në Butel.

Lexues të nderuar!

Ka indikacione se po afrohen muajt kur do të publikohen dëshmitë për aferën “Magjar Telekom”. Ka indikacione se po vijnë muajt kur do të dalin në sipërfaqe incizimet që tregojnë se si e kanë sharë profetin (pejgamberin) e votuesve të vet#, ata që na shiten si melaqe. Ju bëjmë apel për kujdes lexues të nderuar, sepse bëhet fjalë për struktura dhe persona që janë të gatshëm të sakrifikojnë gjithçka, për të shpëtuar prapanicën e tyre. Ruajuni nga këto skenarë, jo vetëm ju por edhe familjarët tuaj. Skenarëve po ju vjen fundi. Duroni edhe pak deri në zgjedhjet parlamentare.  Çdo veprim i joni i pamatur, vetëm se do tu japë pretekst atyre që të realizojnë skenaret më të errëta që mund t’i paramendojnë vetëm koka të errësuara.  Ka vetëm një adresë prej ku buron e keqja e shqiptarëve në Maqedoni. Vetëm në atë adresë duhet të shprehet edhe revolta jonë, e askund tjetër! /Almakos

 

Artikulli paraprakZekolli: Themelet e kryqit në Butel, gjenden na Zajaz
Artikulli vijuesVIDEO – A është haram me e shpu veshin djemt