KUJTESA

Dhjetë këshilla për të mbajtur të fortë kujtesën:

 -Lexoni libra. Në këtë mënyrë jo vetëm që do të vini trurin në lëvizje duke imagjinuar periudha të ndryshme kohore dhe kultura, por do të keni histori interesante për të treguar.

-Luani lojëra. Lojërat janë mënyra më e mirë për të sfiduar trurin. Kështu fjalëkryqet, lojërat elektronike përmirësojnë shpejtësinë dhe kujtesën e trurit, pasi të gjitha mbështeten tek matematika.

-Përdorini dorën e kundërt. Kalojeni ditën duke bërë gjëra me dorën që nuk e përdorni, si dhe mbajeni orën në dorën e kundërt të që kujtoheni për të.

-Mësoni numrat e telefonit.

-Hani edhe për trurin tuaj. Kjo do të thotë se duhet të përqendroheni tek vajrat e peshkut, salmoni, arrat, bajamet dhe vaji i ullirit.

-Ndahuni nga rutina. Ndryshoni dyqanin ku jeni klient, hani gjëra që s’i keni ngrënë më parë, frekuentoni lokale që s’keni qenë më parë, pasi kjo do ta bëjë trurin tuaj të zgjohet nga zakoni dhe të jetë përsëri vigjilent.

-Kaloni nga një rrugë e ndryshme. Kaloni apo udhëtoni në rrugë të ndryshme, kjo e ndihmon trurin të stërvisë kujtesën.

-Mësoni një aftësi të re. Në këtë mënyrë kujtesa hyn më shumë në punë kur mësoni gjëra të reja, që më parë si bënit dot.

-Bëni lista. Bërja e listave ju ndihmon që t’i lidhni artikujt njëri me tjetrin. Në këtë mënyrë ju luani me kujtesën tuaj, sa herë që listoni ushqimet, fjalët, veprimtaritë e ditës./pertymoter/kohaislame


 

Artikulli paraprakBujar Nishani president i Shqipërisë
Artikulli vijuesSerbët ngrijnë marrëdhëniet me Ivanov