Studim, Facebook-u mund tu çojë në manifestimin e simptomave depresive

Të gjithë përdoruesit e Facebook-ut janë të predispozuar që të preken nga depresioni, ky rezultat vjen nga një studim i fundit amerikan. Nëse fokusohemi në jetën e çdokujt duke e monitoruar me vëmendje, atëherë do të na shfaqeshin problemet shëndetësore, por është më mirë që ne ta përdorim rrjetin social më së shumti për të komunikuar.

Drejtuesja e studimit, Margaret Duffy ka thënë se nëse monitorimi ne Facebook ngjall zili ndaj dikujt prej miqve tanë, mund të çojë në manifestimin e simptomave depresive.

Ajo thekson: “Facebook mund të jetë një aktivitet zbavitës dhe i shëndetshëm nëse përdoret për të ruajtur kontaktet me miqtë dhe të afërmit. Por nëse përdoret për të parë se si shkojnë gjërat e një miku tuaj të vjetër, nëse është ekonomikisht mirë apo nëse jeton një dashuri të lumtur, atëherë kjo mund të shkaktojë ndjenja depresive”.

Konkluzioni është arritur nga një studim amerikan i publikuar në revistën “Computers in Human Behavior”, i zhvilluar nga studiuesit e Universitetit të Missouri.

Artikulli paraprakNatyra është ilaçi më i mirë mbrojtës ndaj depresionit
Artikulli vijuesKek me arra