E pabesueshme por e vërtetë. Në mes të deponisë së hirit, në Kosovë kultivohet gruri. Edhe atë hiq më pak se rreth 15 hektarë tokë e kontaminuar janë mbjellë me këtë kulturë bujqësore. Gazeta Tribuna ka gjetur se këtë e kanë bërë Bekir Gërguri dhe Azem Bytyqi, banor të fshatit Dardhishtë të komunës së Obiliqit, të afërt me zyrtarë të Korporatës Energjetike të Kosovës.
Zona ku po rritet gruri, që dyshohet se mund të jetë kancerogjene për shkak të pranisë së metaleve të rënda është e rrethuar dhe ruhet nga punëtorët e sigurimit të KEK-ut. Aty mund të hyhet vetëm me leje të posaçme nga menaxhmenti, shkruan Tribuna. Ndërkaq, këta të fundit, pranojnë se ajo ekziston por thonë se nuk janë në dijeni se kush e mbolli atë.
Megjithatë, dokumentacionet e siguruara tregojnë se i tërë ky proces nuk ka shpëtuar pa u vënë re nga auditori i brendshëm i kësaj korporate, i cili i ka bërë thirrje urgjente ministrisë së bujqësisë të marrë masa për këtë dukuri shqetësuese për sigurinë e shëndetit të qytetarëve.
Ekspertët e bujqësisë thonë se nuk ka asnjë vend në botë që deponia e hirit të shfrytëzohet për kultura bujqësore pa u konstatuar se nuk ka rrezik për shëndetin./IO/kohaislame
You Might also Like
A janë të sigurta paratë në Banka?
Pas dyshimeve për vjedhje të parave nga llogaritë e klientëve në Bankën për Biznes, qytetarët…
By
Redaksia
6 Min Read
Mbi 13 mijë biznese kanë falimentuar gjatë vitit 2017 në Shqipëri
Plot 13 mijë biznese kanë falimentuar gjatë vitit 2017 në Shqipëri/ Kësisoj, rezulton se çdo…
By
Redaksia
1 Min Read
Limaj: Nuk e dimë çka hajn fëmijët tanë, në Kosovë asgjë nuk kontrollohet
Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj ka thënë se në Kosovë asnjë produkt që hyn në Kosovë nuk…
By
Redaksia
1 Min Read
Skenarët e Qeverisë për blerjen e rrymës
Qeverisë së Kosovës po i kërkohet ta subvencionoi me rreth 40 milionë euro importin e…
By
Redaksia
6 Min Read
Ministri Hasani: Sektorin e naftës nuk mund ta rregullojmë brenda ditës
Ministri Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani në Ditën Ndërkombëtare të Konsumatorit, ka organizuar një aksion…
By
Redaksia
5 Min Read
Obama mbërrin në Gjemani për të diskutuar tregtinë e lirë me BE-në
Presidenti Barack Obama ka mbërritur në Gjermani për të filluar bisedimit për një pakt të…
By
Redaksia
1 Min Read
