Kompania gjermane Wintershall dhe Irani memorandum për studimet rreth naftës

Rokneddin Javadi, drejtor i NIOC-së dhe drejtori ekzekutiv i Wintershall, Mario Mehren të martën nënshkruan marrëveshjen në kryeqytetin iranian, në Teheran.

Kompania gjermane Wintershall dhe kompania nacionale iraniane e naftës National Iranian Oil Company (NIOC) nënshkruan një memorandum mirëkuptimi për të kryer studime në katër fusha iraniane të naftës në Iranin perëndimor, bëri të ditur agjencia iraniane e lajmeve Shana, transmeton  (AA).

Rokneddin Javadi, drejtor i NIOC-së dhe drejtori ekzekutiv i Wintershall, Mario Mehren të martën nënshkruan marrëveshjen në kryeqytetin iranian, në Teheran.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve Shana, kompania Wintershall do të fillojë studimet në fushat e naftës brenda një muaji.

Artikulli paraprakQeveria ndanë 43 milionë euro për subvencione në bujqësi
Artikulli vijuesPresidenti Thaçi takoi shefin e AKI-së