Ass.Dr. Shaban Memeti: Virusi Zika, OBSH shpall emergjencën shëndetësore ndërkombëtare

Organizata Botërore e Shëndetit shpalli sot gjendjen e emergjencës shëndetësore ndërkombëtare të virusit Zika.

Kjo është hera e katërt që OBSH shpall gjendjen e jashtëzakonshme në historinë e saj.

Vjen pak ditë pasi kjo organizatë deklaroi se virusi Zika mund të prekë 4 milionë njerëz deri në fund të vitit.

Virusi Zika është zbuluar në një majmun në Ugandë në vitin 1947, ndërsa rasti i parë në njeri është regjistruar në Nigeri në vitin 1954.

I lindur nga mushkonja, virusi ka qarkulluar në Afrikë dhe Azi për dekada të tëra dhe së voni në rajonin e Paqësorit, por asnjëherë nuk ka shkaktuar shumë shqetësim.

Virusi po përhapet vrullshëm, pasi është zbuluar në Brazil vitin e kaluar, ka shtuar Chan. Sipas saj, “niveli i alarmit është jashtëzakonisht i lartë”.

Infeksione me virusin Zika tashmë po ndodhin në rreth 20 shtete dhe territore në Karaibe dhe Amerikën Veriore e Jugore.

Për këtë virus nuk ka ende trajtim të veçantë apo vaksinë.

Shkencëtarët kanë luftuar me vite për të zhvilluar një vaksinë për ethe tropikale, të cilat lidhen me virusin Zika; doza e parë e tillë, e bërë nga kompania farmaceutike Sanofi Pasteur, është licencuar vitin e kaluar në Brazil.

Për njerëzit në zonat e prekura, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka rekomanduar pastrimin e ujit të ndenjur, ku grumbullohen mushkonja.

Ajo po ashtu u ka bërë thirrje njerëzve që të mbrohen nga kafshimi i mushkonjave, duke veshur rroba që mbulojnë sa më shumë trupin e tyre dhe duke mbajtur mbyllur dyert dhe dritaret.

Artikulli paraprakVIDEO – Sahabiu i cili u varros në Stamboll
Artikulli vijuesKumanovë, shënohet Dita Botërore e Mbulesës