Shumica e njerëzve kur blejnë pastë të dhëmbëve e lexojnë vetëm emrin e kompanisë. Por, sa nga ju mendoni se e keni lexuar atë që gjendet poshtë pastës së dhëmbëve? A e dini sa e rëndësishme është?
Pjesa e poshtme e pastës së dhëmbëve tregon diçka tejet të rëndësishme. Në të tregohet se a është bërë pasta nga substanca organike apo jo, transmeton Telegrafi.
Prandaj, shkoni menjëherë në tualet dhe shikoni pastën e dhëmbëve. Në fund të saj duhet të jetë një katror me ngjyrë të kaltër, kuqe ose zezë.
Ja çfarë domethënie ka secili nga katrorët:
– Nëse pasta e dhëmbëve e ka katrorin e zi, kjo do të thotë se pasta përmban vetëm kimikale
– Nëse pasta e dhëmbëve e ka katrorin e kuq, kjo do të thotë se pasta është e bërë nga kombinimi i kimikaleve me substanca natyrale
– Nëse pasta e dhëmbëve e ka katrorin me ngjyrë të kaltër, kjo do të thotë se pasta përmban substanca natyrale dhe ilaçe.
– Dhe nëse katrori mban ngjyrë të gjelbër, kjo do të thotë se pasta e dhëmbëve ka vetëm përbërës natyral.
Duke marrë parasysh këtë fakt, është mirë që nga tani pastat e dhëmbëve t’i blini me katrorin e gjelbër. /Telegrafi/