Lideri i internetit do që interneti të ndryshojë

Liderët e teknolgjisë do të takohen gjatë kësaj jave në San Francisco për të diskutuar të ardhmen e internetit.

Ngjarja e quajtur “Decentralized Web Summit” është e fokusuar në bërjen e internetit më të decentralizuar, më të sigurtë dhe më pak të censuruar, me theks në privatësi dhe ruajtjen e historisë.

Ideja është që uebi të jetë një vend ku qeveritë nuk spiunojnë apo censurojnë informatat, ku kultura çmohet dhe informata ruhet në mënyrë të decentralizuar.

Ndër folësit e konferencës do të jetë edhe themeluesi i World Wide Web (www), Tim Berners-Lee.

Ai deklaroi për New York Times se spiunimi, bllokimi dhe rikanalizimi i përmbajtjeve të njerzve në internet, e ka humbur dëshirën e krijimit të gjërave të reja.

Një tjetër fokus i kësaj ngjarje ka qenë edhe diskutimi i sistemeve të pagesave përmes internetit dhe mënyrat e krijimit të teknologjisë së re që i përgjigjet sigurisë dhe kontrollimit të pagesave.

Artikulli paraprakDikush pyeti si do të dukej bota pa myslimanët: dhe ja përgjigja brilante
Artikulli vijuesKur blini pastë të dhëmbëve kushtoni VËMENDJE TË VEÇANTË këtyre KATRORËVE