Kur bora e mbyll derën e shtëpisë (Foto)

Stuhitë e borës në Shtetet e Bashkuara të Amerikanës, kanë bërë që banorët të mbyllen në shtëpi. Por, një çift bashkëshortor nga New Yersey, nuk pati opsion tjetër.

Shawn Yin dhe Helen Liu, janë bllokuar brenda, pasi erërat e forta kanë vënë shumë borë para derës së shtëpisë së tyre, transmeton Telegrafi.

Sipas ABC News, ata kanë kërkuar ndihmën e forcave të shpëtimit, për t’ia mundësuar daljen jashtë.

Pas disa orësh përpjekjesh, punëtorët kanë arritur të heqin borën nga dera dhe t’i mundësojnë qarkullimin normal.

Artikulli paraprakU takuan sot Papa dhe Presidenti iranian
Artikulli vijuesBE siguron Turqinë për 3 miliardët e premtuar