Fëmijët e vegjël rriten shumë shpejt dhe gjatë këtij procesi atyre u nevojitet shumë ujë. Mungesa e ujit do të shkaktojë probleme. Sipas studimeve më të reja, mungesa e ujit mund të ndikojë në aftësinë e njohjes tek foshnja.
1. Pse ka uji shumë rëndësi për bebet?
Bebet duhet të pinë ujë mjaftueshëm për shkak se mungesa e tij mund të çojë në dehidratim. Dehidratimi tek bebet çon në uljen e funksioneve të trurit si dhe probleme me njohjen e imazheve, mësimin e gjuhës, dëgjimin etj. Sipas studimeve të ndryshme pas furnizimit të mjaftueshëm me ujë, fëmijët nuk do të kenë probleme, po ashtu do të gëzojnë rritje të kujtesës.
2. Në çfarë moshë duhet të fillojnë të pinë ujë fonshja?
Organizata Botërore e Shëndetësisë inkurajon ushqimin e foshnjës brenda 6 muajve me qumështin e nënës. Uji që ndodhet tek qumështi i nënës mund të plotësojë nevojën për ujë. Pas 6 muajve, bebes mund t’i jepen lëngje të tjera natyrale. Pas 6 muajsh, bebja juaj mund të pijë ujë.
3. Sa litra ujë i nevojiten fëmijëve në mosha të ndryshme?
Fëmijët në mosha të ndryshme kanë metabolizëm ujor dhe aktivitete të ndryshme. Prandaj, atyre u nevojitet ujë në sasi të ndryshme. Bebet nga 6 muaj deri në 1 vjeç duhet të pinë 0.8 litër ujë çdo ditë; ato nga 1-4 vjeç duhet të pinë 1.3 litra ujë çdo ditë; ato nga 4-7 vjeç duhet të pinë deri në 1.7 litra ujë çdo ditë dhe ato nga 7-11 vjeç duhet të pinë 1.8 litra ujë në ditë.
4. Kur është koha e papërshtatshme për pirjen e ujit?
Sipas parimeve të zakonshme, fëmijët nuk duhet të pinë shumë ujë brenda 1 ore para vaktit ose gjatë tij, meqenëse ato kanë aftësi të dobët të tretjes së ushqimeve. Konsumi i ujit të shumtë para vaktit ose gjatë vaktit mund të hollojë lëngun e stomakut dhe të ndikojë në tretjen e ushqimeve. Gjithashtu, fëmijët nuk duhet të pinë shumë ujë menjëherë pas aktiviteteve të forta sportive. Kjo për shkak se qarkullimi i gjakut do të fokusohet tek muskujt gjatë aktiviteteve, dhe se në stomak nuk ka qarkullim të mirë gjakut e ngarkesa e zemrës është shumë e madhe. Konsumi i lartë ujit menjëherë pas aktiviteteve do të shtojë probleme për tretjen po ashtu edhe për metabolizmin ujor në zemër. Prandaj, duhet të pini pak ujë pas sportit. Nëse fëmija djersit shumë mirë është që në ujë të shtohet pak kripë.
Pirja e ujit këshillohet mes dy vakteve. Uji duhet pirë shpesh e nga pak.
5. Lëngjet e tjera të rëndësishme?
Ushqimet e zakonshme si frutat e perimet, po ashtu edhe gatimet si supë, llapa, etj, kanë në vetvete një përqindje të konsiderueshme ujore. Ato mund të sigurojnë pjesën e nevojshme ujore në trup. Lëngjet e frutave dhe pijet e ndryshme e furnizojnë organizmin me energji dhe lëndë të tjera të nevojshme. Megjithatë pijet duhet të jenë natyrale dhe jo pijet me gaz si sprite apo koka-kola që përmbajnë shumë sheqer.Më mirë fëmijëve t’u jepet ujë.
6. Po nëse uji nuk u pëlqen, c’tu japim fëmijëve?
Së pari, prindërit duhet të përgatisin ushqime të lehta për fëmijët, të pakësojnë konsumin e pijeve të ëmbla. Por, jo vetëm fëmijët por edhe prindërit duhet të evitojnë pirjen e lëngjeve me gaz e sheqer.
Në vijim paraqesim metodat e përshtatshme dhe shkencore për pirjen e ilaçeve tek foshnjat.
1. Përzgjedhja e ilaçeve të përshtatshme
Për fëmijët nën 3 vjeç këshillohet përdorimi i shurupëve.
2. Metodat e pirjes së ilaçeve për beben
Shurupi këshillohet t’u jepet foshnjave 1 orë para pirjes së qumështit.
Gjatë pirjes së shurupit mund të mbani foshnjën në një pozicion gjysmë-shtrirë. Koka e bebes duhet të qëndrojë në një nivel relativisht të lartë. Në të njëjtën kohë, mund të vendosni një shami rreth qafës së bebes për të shmangur ndotjen e rrobave. Pas pirjes së shurupit masazhoni lehtë në kurriz beben për të nxjerrë gromësitjen.
Disa ilaçe kanë shije të hidhur dhe foshnjat mund ta refuzojnë pirjen. Për këtë , prindërit duhet gjejnë një mënyrë argëtimi për fëmijën e tyre. Nëse fëmija është në gjendje të kuptojë atëherë prindërit duhet të komunikojmë me të për t’i shpjeguar rolin pozitiv që ka ilaçi kundër sëmundjeve.