Ebu Zehri transmeton dhe thotë: “Shkova në Tarsus dhe vizitova Muavi El-Esvedin pasi që ai ishte verbuar. Në shtëpinë e tij e pashë Mus’hafin e i thash: “Allahu të mëshiroftë, çka është ky Mus’haf, ti nuk sheh?
Ai mu përgjigj: “Vëllau im, a mund të ma ruash një fshehtësi derisa sa të vdes?”
I thash: “Po, do ta ruaj fshehtësinë tënde.” Atëherë më tha: “Në të vërtetë, kur lexoj Kuran më kthehet shikimi”.
Ebu Hamza Nasir bin el-Feraxh es-Eslami, shërbëtori i Muavi El-Esvedit transmeton diçka të ngjashme me këtë: Ebu Muaviu e humbi shikimin. Ndërsa kur donte të lexonte Kuran e kërkonte Mus’hafin nëpër dhomë derisa e gjente. Dhe sa e hapte Allahu ia kthente shikimin, ndërsa kur e mbyllte përsëri i humbte shikimi.”
Burimi: ‘Sifat es-Safvah
Përshtati: Islampres