Samsung nxjerr në shitje televizorët e parë Tizen me ekran 4K

Samsung ka debutuar me linjën e re të televizorëve 4K të cilët janë të pajisur me sistemin e ri operativ të kompanisë, Tizen.
Përveç kësaj kompania ka bërë të ditur dhe çmimet e modeleve të reja të televizorëve që do të vijnë në treg muajt në vijim. Çmimi i këtyre televizorëve fillon nga 949 dollar dhe ofrojnë një rezolucion HD. Ndërfaqja e përdoruesit në këtë linjë televizorësh do të duket ndryshe në krahasim me modelet e lançuar më parë. E gjitha kjo linjë televizorësh e vitit 2015 është e bazuar në Tizen, një sistem operativ i ri i cili sjell televizorët më pranë konceptit të pajisjeve mobile dhe përmbajtjeve streaming.
Disa modele të kësaj linje televizorësh janë të aftë të prodhojnë ngjyra dhe imazhe më të mprehta dhe disa të tjerë mund të transformojnë përmbajtjet HD në 4K. Por sigurisht që këta versione kanë një çmim më të lartë se modelet normal. Linja e këtij viti nga Samsung përfshin televizorë të cilët kanë një ekran duke filluar nga 40 inç deri në 88 inç ndaj përdoruesit do të kenë një mundësi të gjerë zgjedhje. Vihet re se telelvizorët me ekran të lakuar kushtojnë më shumë se ata me ekran të sheshtë, çmimet e tyre variojnë nga 949$ deri në 9.999$. Ndërsa ata me ekran të sheshtë kushtojnë më pak, deri në 4.999$.
Artikulli paraprakBruksel: U mbajt Konferenca Ndërkombëtare mbi Etikën Islame
Artikulli vijuesPakistan: Vret 10 të afërm pasi i refuzohet kërkesa për martesë