Kur’ani, të cilin 320 vjet më parë në stilin kaligrafik ‘nesih’, i cili ishte më i pranishëm në periudhën osmane, e shkroi Ibrahim effendi Kemali, do të shitet në ankand më 1 mars, dhe çmim fillestar është 190,000 lira turke (68.000 euro), raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas galerisë të artit Asar-i Atika, ankandi në të cilin do të jenë të ekspozuara vepra të periudhës osmane, do të mbahet më 1 mars.
Në ankand do të ekspozohen vepra nga pallatet osmane, qeramika turke, tavolina klasike nga periudha dhe vende të ndryshme, si dhe shembuj të rrallë të kaligrafisë osmane.
Në ankandin e hapur do të jetë i ekspozuar dhe Kurani, i shkruar 320 vjet më parë. Skajet e faqeve të Kuranit janë të veshura me ar.
Pronari dhe themeluesi i Galleries, Can Onen tha se në ankand kryesisht do të ekspozohen vepra të periudhës osmane./aa/al