Kusari- Lila merr mbështetje nga VV-ja, LDK-ja dhe AKR-ja

Kandidatja për kryetare të Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila, ka arritur sot marrëveshje me tri subjekte politike, që kjo e fundit të mbështetet në garën e balotazhit.

Kandidatja e Alternativës, ka marrë mbështetje në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale nga Lëvizja Vetëvendosje (VV), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Kosovë të Re (AKR).

Kjo marrëveshje është bërë në një konferencë për media, në të cilën kanë marrë pjesë përveç Kusari – Lilës edhe kryetarët e degëve të këtyre partive në këtë komunë.

Ata kanë bërë thirrje që gjakovarët, të dielën të dalin e të votojnë.

Artikulli paraprakVizioni i Kinës për 30 vitet e ardhshme
Artikulli vijuesLimaj: Investitorët nga Izraeli të gatshëm të investojnë mbi 100 milionë euro në bujqësi