Kusari-Lila vs Lekaj

Se do të jetë garë e ‘nxehtë’ edhe kësaj radhe në garën për kryetar të komunës së Gjakovës, është parë edhe mbrëmë në debatin televiziv në Klan Kosova, ndërmjet Mimoza Kusarit-Lila dhe kryetarit të tanishëm Pal Lekaj.

Kusari-Lila ka akuzuar Lekajn për përcarje të qytetit, duke lënë të nënkuptohej për ndasitë fshat-qytet që janë bukur të shprehura në Gjakovë.

“Ju e keni përçarë Gjakovën. Ju i keni gënjyer fshatarët duke iu thënë se nëse zgjidhet Kryetare Mimoza Kusari do t’iu vendos pasaporta fshatarëve për të hyrë në qytet”, ka thënë ajo.
“Në këtë zgjedhje qyteti e fshati do t’iu japin ju përgjigjen që meritoni”.

Lekaj ka mohuar akuzat.

“Më vie keq prej qytetarëve për ofendimet që po iu bëni”, iu ka përgjigjur Pal Lekaj.

Dueli Kusari-Lekaj duket se i ka eklipsuar kandidatët tjerë në këtë debat: Golën e LDK’së, Nagavcin e Vetëvendosjes dhe Beqën e PDK’së.kohaislame

Artikulli paraprakDobitë e sjelljes së mirë
Artikulli vijuesFushatë jofer me para të shtetit