Kush bënë import më shumë në Kosovë?

Agjencia e Statistikave te Kosovës (ASK), ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin janar 2015.
 
Të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të larët për muajin janar 2015 prej 110,8 milionë euro krahasuar me deficitin prej 109,4 milionë euro me periudhën e njëjtët të vitit 2014. Ndërsa eksporti mbulon importin 19.2 për qind.
 
Eksporti i mallrave në muajin janar 2015 kishte vlerën 26,3 milionë euro, ndërsa importi 137,1 milionë euro, është një rritje prej (28.4 për qind) për eksport si dhe (5.5 për qind) për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2014, transmeton indeksonline.
 
Sipas të dhënave të grupeve kryesor të eksportit: 62.6 për qind të eksportit e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, 9.9 për qind produktet minerale, 4.9 për qind tekstil dhe artikuj tekstili, 4.7 për qind produktet bimore, 4.1 për qind ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, 4.1 për qind lëkurë dhe artikuj prej tyre, 3.2 për qind plastikë, gomë dhe artikuj prej tyre etj.
 
Ndërsa sipas të dhënave të grupeve kryesor për import: 19.5 për qind të importit e përbëjnë produktet minerale, 13.8 për qind ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, 11.4 për qind makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, 8.9 për qind produkte të industrisë kimike, 7.0 për qind produktet bimore, 7.0 për qind mjetet e transportit, 6.0 për qind kafshë të gjalla, produkte me origjinë kafshe, (5.4 për qind) metalet bazë dhe artikujt prej tyre etj.
 
Lidhur me eksportin dhe importin e Kosovës, partner kryesor tregtar janë vendet e BE-së të cilat marrin pjesë me 38.1 për qind për eksport dhe 40.5 për qind për import, ndërsa vendet e CEFTA-s merë pjesë me 24.1 për qind për eksport dhe 26.9 për qind për import, në raport me janarin e vitit 2015. Përqindja më e madhe e eksportit ishte në: Itali 23.9 për qind, Indi 22.4 për qind, Shqipëri 9.5 për qind, Maqedonia 5.5 për qind, Turqia 4.7, Mali i Zi 4.4 për qind, Serbia 4.1 për qind etj.
 
Ndërsa sipas të dhënave përqindja më e madhe e importit është nga: Serbia 16.0 për qind, Kina 11.3 për qind, Gjermania 10.8 për qind, Turqia 8.0, Italia 7.5, Shqipëria 4.6 dhe Maqedonia 4.6 për qind./indeksonline/
Artikulli paraprakKushtet katastrofale të burgut në Idrizovë (FOTO)
Artikulli vijuesModeli i ri i Renault Meganet 2016