Kush është miku i parë i shqiptarëve?

Në vazhdën e shumë takimeve që kishte zhvilluar me burrështetas, ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ibrahim Rugova, gjatë viteve të 90-ta, ndër të tjerë kishte takuar edhe presidentin e Turqisë, Turgut Ozal.

Ozal ishte burrështetasi i parë që në kryeqytetin turk kishte takuar Rugovën.

Adnan Merovci, njëri nga bashkëpunëtorët e afërt të ish-kryetarit të LDK-së, Ibrahim Rugova, në librin “Në hap me Rugovën”, ka sjellë fotografi të këtyre takimeve.

Merovci ka thënë për Telegrafin se takimet e zhvilluar asokohe, në mes Ozalit dhe Rugovës kishin qenë shumë miqësore dhe se njëra nga gazetarët e një të përditshme e kishte pyetur Rugovën sa i përket numrit të madh të shqiptarëve në Turqi, a do të kërkonte autonomi të shqiptarëve brenda territorit turk.

“Rugova kishte qeshur dhe kishte sqaruar se aty janë për të kërkuar mbështetjen e shtetit turk, për shqiptarët e Kosovës, të cilët aso kohe vuanin nën regjimin e Millosheviqit”, ka thënë Merovci. /Telegrafi/

Artikulli paraprakErdogani dhe fëmija që prish protokolin
Artikulli vijuesKampanjë me billboarde, për promovimin e profetit Muhamed në Zyrich të Zvicrës