Kush është përgjegjës për devijimin e të rinjëve?

Na flet Inshirah Abass, mbykqyrëse e studenteve në univerzitetin Kairo, thotë: “Ajo që ta tërheq vemendjen tek studentet është pirja e duhanit. Kjo dukuri reflekton diçka që egziston tek mbrendesia e asaj femre, sepse pirja e cigarës është diç jonatyrore, e cila reflekton në jorahatine e atij personi që e përdorë atë.

Ështe më rendesi të ceket se shumë femra, të cilat kanë dashnor u dorëzohen atyre sikur të kenë ndërmend të martohen me to, ndërsa shumica prej tyre nuk martohen dhe ky dorezim në duart e atyre djemve u sjell dem derisa i çon në amoralitet.
Kemi prej femrave qe e dijmë se mundësitë financiare i kanë të dobëta. Na befason kur rastesisht shohim se si ato mundë të posedojnë para dhe gjëra me vlerë…?! Sheh të tjera, të cilat gjejnë kohë të lirë për të lozur me celularin e saj dhe fillon të cingeron në numëra të panjohur deri sa të gjejë ndonjë mendjelehtë si ajo. Pastaj ndodhin fatkeqësi, pse? Sepse ai, me të cilin flet ia inxhizon zërin kësaj femre e pastaj i kercenohet se do t’i tregojë familjes së saj nëse ajo nuk i përgjigjet deshirave të tija.
Grup tjetër të femrave janë ato, të cilat martohen pa lejen e prindërve. Kjo gjë është shumë rrezik ngase nuk quhet kjo martese po amoralitet. Jemi munduar t’i këshillojmë po s’ka përmisim. Një gjë e tillë vazhdon të jetë në mesin e studenteve.
Me këto shembuj që i cekem nuk patëm për qellim argetimi e as që ka nevojë që të vërtetohen sepse janë më të njohura se sa të vërtetohen.
Këto raste ceken që të kemi kujdes dhe ta kuptojmë se shoqëria ku jetojmë i rrite dhe u ndihmon këtyre gjërave.


Përgjegjësia i takon mendimeve të kota dhe mjetëve informative

Thotë Dr. AbdulHadi Mebruk, profesor në univerzitetin e qytetit Tanta në Egjipt: “Devijimi gjithnjë është prezent, por më së shumti vërehet tek të rinjtë. Sepse tek ata është forca, mendimi, shendeti. Mirëpo, në këtë kohë shihet shumë më thekshëm devijimi rinore sesa që ishte më parë. Kjo për disa shkaqe, që prej tyre mund të jenë: Drejtimi i popullates kah ndërtmi, emigrimi prej fshatit në qytete dhe mjetet informative. Këto kanë bërë një tollovi të madhe në mesin e popullit.
Gjithashtu shkak janë edhe mendimet e sekularisteve-ateistet, të cilët më të madhe thëtrasin në përzierjen e gjinive në çdo aspekt jetësore. Thërrasin në “civilizim”, hapin univerzitete dhe shkolla të ndryshme në modelin përendimor.
E gjitha kjo i bën që të hiqën perdet e turpit nga njerëzit. E pastaj pse të fajsohet i riu, i cili e sheh shoqën e tij në fakultet të zhveshur dhe pa moral, kur del në rrugë e gjen të njejtën gjë, kur hip në mjet komunikacioni gjithashtu edhe kur kthehet tek shtëpia dhe shiqon televizorin po e njejta gjë…! Andaj, nuk duhet hudhur të gjitha akuzat të riut sepse ne nuk ia kemi krijuar ambijentin e paster për jetesë.
Shton Dr. AbdulHadi duke thënë: “E kam parë me sytë e mi rastin qe i ndodhi shokut tim, profesorit të ndershem, të cilit iu be ofertë për të dhënë mësim në një dhe obligohet të lë gruan dhe femijët. Fëmijet e tij ishin në shkolla, me i madhi ishte në fakultet, i cili ishte i shkelqyer. Mirëpo, u be përtac. Pasiqë udhëtoi babai i tij filloi të shkoj me prostitute, pinte alkool dhe ia vidhte nënës se vet paratë edhe me qënë se të gjitha nevojat ia kishin plotësuar prinderit, më në fund u prejashtua nga fakulteti dhe mbeti rrugaç.


Ai qe ka humbur vet moralin nuk mund të të jep moral

Mahir Atlem, mjek psikolog thotë: “Devijimi i të rinjëve shfaqet në disa mënyra: përzierja e gjinive, marrja e drogës, pirja alkohol, vjedhja, etj. Këto gjëra e çojnë një të ri edhe deri tek rrahja e prinderve.
Për t’iu larguar këtyre cilësive negative duhet që të mësohet i riu në frymen e fese Islame, e cila i ndalon këto gjëra dhe i lufton. Ajo rini që rritet në një familje që falë namaz, lexon Kur’an nuk i ofrohet të ndaluarave e as që i zgjatë duart tek to. Edhe kur ka nëvoje, nuk mendon të plaçket asjëherë.
Gjithashtu një i ri që del nga një familje me moral të lartë, që nuk përdorë fjalë fyese, as të rënda, ky i ri nuk ka mundësi t’i sulmojë prindërit e tij asnjëherë me asgjë. Gjithashtu ai i ri që rritet nën krahet e një nënë me moral nuk ka mundësi t’i shoqërojë prostitutat.
Me këte kuptohet se familja është kryesorja që të çon në përmisim apo në të kundërtën.
Por sot, për fat të keq, shohim se si ambienti jetësor është fëlliqur dhe njerëzit kanë filluar që gjerat t’i kuptojnë mbrapshtë. Për shembull, për një të ri që posedon dashnore i thojnë civilizim, përparim, bërja amoralitet quhet nevojë biologjike, pirja e alkoholit nevojë shpirtërore, etj. Ndërsa lëshimi i mjekres, mbulesa prapambeturi, ekstremizem dhe praktikuesi i ketyre parimëve bazore mbetët i përçmuar.
Çfarë fëmiu pritet nga një i ri, i cili martohet me një femër, e cila nuk ka moral, nuk falet e as nuk agjëron dhe nuk ka mbulesë?!
Tregon Dr. Mahiri një rast ku thotë se me ka rastisur të shoh një nënë të zhveshur, të shfrenuar, e cila pengonte vajzen e saj që të mbulohet.


Roli i familjes në edukim

Dr. Samih Zaglul, profesor edukate e sheh se familja ka qënë dhe është themeli kryesor për edukim. Në kohën tonë është degjeneruar orvajtja familjare për edukim dhe kështu ia ka lënë rastin televizorit për t’i edukuar fëmijet.
Preokupimi i prindërve me punët jashta shtëpisë i bën që mos t’i kenë fëmijet e tyre nën kontrollë. Ne këtë rast tek femijët bën vend devijimi pa vështirësi.
Shumë eksperimente policore behet me ata të rinj, që arrestohen dhe zbulohet se shkak kryesorë për devijim janë prindërit. Ndërsa problemet që i vijnë familjës sikur fortune, konflikti mes prindërve dhe mosmarveshja e prindërve mes tyre i bën fëmijet që të humbin. Ata detyrohen të largohen nga shtëpia. Kjo gjë e dërgon që të mbeshtetën në shoqërin e keqe, e cila iu nxjerrë probleme edhe më të medha nga ato, prej të cilave u larguan.
Gjithashtu shkurorzimi dhe jeta me nënë të re i devijon fëmijet sepse kjo “nënë” nuk do të kujdesët sikur nëna e vërtetë.
Me rëndësi është të cekim se shumica e prindërve i kanë mbyllur sytë, veshët, mendjen para femijëve të tyre dhe nuk konsulltojne për problemet dhe ndjenjat që i kanë ata. E kur i godet ata ndonjë e keqe bertasin më zë të lartë sikur të jenë ngritur atëherë nga gjumi… çka ndodhi… pse ndodhi? Unë kurrë nuk e kam pritur këtë gjë nga femijët e mi, etj…!!!
Kemi një lloj të grave, të cilat martesa e tyre, si zakonisht, duhet të jetë që ajo të jetë një nëne e devotshme dhe edukatore. Kurse në realitet ndodhe e kunderta me to. Shiqojnë filma serik dhe bejne marrëzira të mëdha, që nuk u takojnë atyre. Pra, degjenerimi i familjës nga edukimi është një rrezik i madh që duhet të kemi kujdesë.

Familja është shpresa jonë e vetme

Dr. Ahmed El-Mehdi, profesor edukate sheh se shkaqet drejt devijimit të rinisë janë të shumta. Nga më të veçuarat janë: Shkatërrimi familjar, copëtimi i saj, mbikqyrja e dobët familjare, shoqëria e keqe, koha e lirë tek i riu dhe mendimet e kota qe i sillen në kokë.
Një familje e copëtuar, babai në një luginë e nëna në një tjetër, nuk kanë mundësi të formojnë stabilitet tek fëmiu i tyre.
Një baba rrenacak, tradhëtar nuk ka mundesi të edukojë femijë dhe t’a bëjë besnik. As nëna e devijuar, e joedukatore nuk ka mundësi assesi të formojë një bijë të edukuar dhe të ndershme.
Ekziston dallim i madh mes një babai, i cili është i ditur nga ai injoranti. Shohim se si familjet e varfura kanë mundësi t’i edukojnë më mirë fëmijët e tyre sesa ato që janë të pasura.
Të varfurëve, në shumicen e rasteve, u mungon feja dhe devijojnë kurse të pasurit i devijon pasuria e tepërt, e cila i çon në thellësinë e epsheve.
Dr. Ahmedi vjen në perfundim se ambijenti ku jetojmë ka ndikim të madh tek familjet. Prandaj, i takon familjes që të kapet për fenë Islame dhe t’ua mësojë femijëve Islamin, ashtuqë t’i siguron femijët në këtë mënyrë. Ngase, ai i ri që e njeh fenë ka mundësi të ndalohet nga e keqja dhe të kryej vepra të mira.
Thotë Dr. Ahmedi: “Jemi në pajtim se mjetet e informacionit kanë deshtuar për edukim. Gjithashtu, univerzitetet dhe shkollat i akuzojme se më të vërtetë nuk punojnë mjaftë në këtë drejtim. E shpresa e fundit e jona është dhe do të jetë FAMILJA.”

Dëmi i lazdrimit të femijëve

Thotë Dr.prof. psikolog Mahmud Hajal: “Lazdrimi i tepërt i femijëve është një fatkeqësi e madhe. Femiu duhet të mesohet edhe me veshtirësi, duhet mësuar atij durimin, e jo çdo kërkesë të tij t’u përgjigjemi. Edhe me e keqja është që nëna të fsheh devijimin e femijëve dhe mos t’i tregojë burrit të saj.
Gjithashtu pasuria e tepërt është shkak për devijim. Ndërsa varferia më pak.

Iluzjoni i lirisë së rrejshme

Dr. Salim Ebu Vafa thotë se nuk duhet dhënë femijëve liri të tërësishme, e cila i çon deri tek humbja dhe devijimi. I riu, i cili bëhët i shurdhër para kritikave prindore apo këshillave me pretekst se ai është i lirë në veprat e tija. Gjithashtu, një e re, e cila s’merr parasyshe rregulloret e modestise qe i takojnë asaj me pretekst se edhe ajo është e lirë. Këta përsona cenojnë lirine. Sa të rinj e të reja i njohim që kanë humbur me predendim se janë të lirë dhe çka dojnë bëjnë. Kurse ne muslimanet nuk kemi marrur mësim të duhur nga ajo se çka u bëri kjo liri e rrejshme të rinjëve në përendim.

Narkomania

Dr. Mahmud Rajs, profesor në fakultetin e medicinës pranë univerzitetit Ajn Shams-Kairo thotë: “Vërtetë, emosionet, deshtimi psiqik dhe dhimbjet trupore qe ka një i ri apo e re i çon deri tek marrja e droges dhe alkoolit, apo shumica prej tyre marrin barna qetësues per t’i larguar dhimbjet edhe me qënë se e dijnë shumë mirë rrezikun e këtyre gjërave. Ikja prej realitetit dhe mosmundja e zgjethjes të problemeve nuk është shkak për të marrë drogë, sepse kjo tregon dobësine e një përsoni. Andaj, këta përsona duhet kthyer tek mjeket psikolog që gjinden për zgjedhjen e problemeve.
Shkaku i përhapjes së narkomanisë tek rinia kthehet të shoqeria e keqe, e cila ua zbukurojnë punën e narkomanisë, duke ua lehtësuar atyre arritjen deri te droga. E kush është mendjelehtë bie në grackat e narkomanëve.
Na tërheq vëmendjen ky mjek ku thotë se ekziston diçka tjetër që e çon te riun deri tek narkomania, e ajo është moskapja për fene islame, mospraktika e urdhërave të Allahut dhe ndalimi atë që e ka ndaluar Ai, moskthimi tek Allahu për problemet dhe sprovat qe ka. E në këto raste prezenton djalli i mallkuar qe t’ua zbukurojë atyre veprat e këqia duke u thënë se ju ndihmon droga në zgjedhjen e problemëve. Kurse në realitet i hudhë në humnerën e narkomanisë.

www.islammemo.cc
Përktheu:
Florim Islami

Artikulli paraprakIslami në Australi
Artikulli vijuesInfluenca e civilizimit islamik në Perëndim