Në Kur’anin famëlartë gjendet një ajet që flet për fakte të tilla që sot njihen si fakte shkencore. Njëri prej tyre është ky:
“A mendon njeriu se nuk do t’i mbledhim eshtrat e tij?! Po, si jo! Ne jemi të Zotë t’ia ribëjmë bashkë me përsosmëri edhe majat e gishtave të tij.” (Kur’ani, 75:3-4)
Pabesimtarët dyshojnë në lidhje me ringjalljen që do të ndodhë pasi eshtrat e njerëzve të vdekur të shpërbëhen në tokë dhe se çdo njeri do të identifikohet në Ditën e Gjykimit.
Allahu i Plotfuqishëm përgjigjet se Ai jo vetëm që do t’i grumbullojë eshtrat tona por gjithashtu mund t’i rikrijojë në mënyrë të përkryer dhe majat e gishtërinjve tanë.
Pse Kur’ani, ndërsa flet për përcaktimin e identitetit të njeriut, flet në veçanti për majat e gishtërinjve?
Në vitin 1880, gjurma e gishtërinjve u bë metoda shkencore e identifikimit, pas një studimi të kryer nga Francis Golt. Nuk mund të gjenden 2 persona të njëjtë në botë që të kenë me saktësi të njëjtin model të gjurmës së gishtërinjve. Kjo është arsyeja se pse forcat policore në të gjithë botën i përdorin shenjat e gishtërinjve për të identifikuar kriminelët.
1400 vjet më parë, kush mund ta dinte veçantinë e shenjave të gishtërinjve të çdo qenieje njerëzore? Sigurisht që nuk mund ta dinte askush tjetër përveç Krijuesit!
Krijuesi i gjithësisë ia mësoi edhe këtë Muhammedit a.s., dhe tërë njerëzisë, sikur që e mësoi edhe për shumë gjëra të tjera.
(Islampress)