KUSH PO E DETYRON GANI MEHMETAJN TË BËNË PËRÇARJE TË SHËMTUAR KOMBËTARE DHE FETARE

Shefqet Jashari-STROFCI

Fatmirësisht, çarqet e caktuara antishqiptare edhe pse po bëjnë çmos të realizojnë skenarin më perfid për përçarjen e shqiptarëve në baza fetare, nuk arritën dhe as që do të arrijnë ndonjëherë. Bajrakun e këtij skenari të ndyrë e ka marrë haptas e me mburrje njëfarë Gani Mehmetaj, i cili nuk po e kupton se me gënjeshtra e shpifje nuk do të arrijë kurrë ta kryejë detyrën që ia ka besuar dikush prej njerëzve djall, apo prej vetë kryedjallit të mallkur, gjygyllibashit.

Siç dihet, propaganda e Beogradit dhe e Athinës për t’i fshehur qëllimet e tyre grabitqare ndaj tokave tona, e për t’i arsyetuar masat shkombëtarizuese dhe antinjerëzore ndaj qytetarëve shqiptarë që ishin dhe që një pjesë prej tyre ende janë nën sundimin e tyre, përpos që na paraqesin neve shqiptarëve se jemi popull jo shtetformues dhe destabilizues të vendit tonë dhe Ballkanit, ata na paraqesin se jemi edhe të rrezikshëm për Evropën me besimin Islam që e kemi.

Dihet se Beogradi dhe Athina kanë gjetur në të gjitha periudhat e rëndësishme të historisë tonë kombëtare argatë me pagesë, por edhe argatë pa pagesë, për të punuar për interesat e tyre kombëtare, njerëz pa njerëzi, karrieristë të sëmurë për pushtet, dështakë në profesionet e tyre dhe dështak në familje.

Njëri prej tyre, me siguri argat pa pagesë, është ky far Gani Mehmetaj, i cili me shkrimet e tij po bën përpjekje të mbjellë përçarjen e shëmtuar në mes shqiptarëve të besimit Islam dhe të besimit të krishterë.

Të shikojmë çka e mundon dhe për çka vjell helm e vrer nga goja ky shpifës, gënjeshtar dhe argat i çarqeve antishqiptare. Ai thotë: “Turqia ua futi thikë pas shpine shqiptarëve, i ktheu në mesjetë, i mbërtheu me narkozën e besimit të verbër islamik, i paralizoi si gjarpri bretkosën. Në misionin e shkombëtarizimit e debilizimit e ndihmuan komisarët (oficerët e zbulimit) nga Arabia Saudite, Irani e Egjipti, e ndihmuan edhe shtetarët tanë të korruptuar e të kriminalizuar.’’

Një urrejtje dhe shpifje kaq debile kundër Turqisë dhe besimtarëve të besimit Islam, mund ta shpreh vetëm një argat i Serbisë, e shumë debil, të cilin e pengon aleanca dhe miqësia e fortë dhe e sinqertë në mes popullit turk dhe popullit shqiptar. Thikën pas shpine nuk ia ka futur shqiptarëve Turqia, se ajo është aleati ynë strategjik, por thikën pas shpine ia kanë futur dhe po ua fusin argatët e patriotët e Serbisë dhe të Greqisë ( shqipfolës), në mesin e të cilëve me mburrje po e mbanë bajrakun e përçarjes kombëtare dhe fetare kjo krijesë me emër njeriu Gani Mehmetaj. A thua shqiptarët e besimit Islam qenkan bërë ,,debil’’ dhe janë ,,shkombëtarizuar’’ pasi që, pas çlirimit të Kosovës po tregohen shumëfish më besimtarë të mirë se më parë, duke e adhuruar Zotin e Plotfuqishëm në xhamia, në vendbanimet e tyre e në objektet e studimit dhe të punës, kudo që i zë koha e namazit. A thua kush duhet të ndihet i kërcënuar pse shqiptarët e besimit Islam janë vetëdijesuar se vetëm mëshira dhe fuqia e pakufishme e të Madhit Zot, bëri që të intervenojnë fuqitë më të fuqishme të botës, në krye me mikun e aleatin tonë të sinqertë SHBA-në, për ta ndërprerë pastrimin etnik të Kosovës nga kryekasapi i Ballkanit, pastrim ky që u realizua edhe me ndihmën e njerëzve të kategorisë së Gani Mehmetajt, argatëve e patriotëve (shqipfolës) të Serbisë, të cilët e përçanë faktorin politik dhe ushtarak të Kosovës me urdhrin e Beogradit. Apo ndoshta sipas mendjes së shkretë të Gani Mehmetajt, është dashtë shqiptarët e besimit Islam ta pranojnë propozimin e Ismail Kadaresë, për ta ndërruar fenë Islame me fenë krishtere, në mënyrë të organizuar dhe masovike, tamam ashtu siç i organizonte Enver Hoxha aksionet në tërë Shqipërinë ’’për t’i kthyer malet në tokë pjellore si dhe fushat’’ nëpërmjet “goditje të përqendruara’’. Ne shqiptarët e besimit Islam nuk jemi hatruar në Kadarenë, për atë propozimin e tij të shëmtuar, dhe nuk e kemi pasur gajle se individ si ky farë Gani Mehmetaj e përqafuan propozimin e Kadaresë. Sa e di unë, askush prej kolegëve të tij myslimanë nuk ia kanë pështy surratin që e ndërroj fenë, sepse ne mbështetemi në ajetin kuranorë se “në fe nuk ka dhunë’’. Pra, si çdo bindje që nuk fitohet me dhunë, edhe bindja fetare nuk fitohet me dhunë. Siç po shihet, Ganiu e ka ndërruar fenë e parë me të cilën është lindur, me fenë e dytë, të vjetrën që e kanë pasur të parët e tij. Dhe, prapë ka të drejt ta ndërrojë fenë e dytë me një fe tjetër, po që se i merr erë një interesi a përfitimi që ia kënaqë shpirtin, duke ia mbushur grazhdin përplot. Jam i bindur se priftërinjtë nuk do ta mallkojnë, por do të gëzohen që nuk do të figuronte ky argat i Serbisë në listën e besimtarëve të krishterë, sepse me këto bindje çoroditëse, me këto veprime antinjerëzore, antikombëtare dhe antifetare, nuk i duhet askujt, përpos Beogradit, Athinës dhe Moskës. Shih beter me sy, këtë Ganiun edhe meremetimi dhe ndërtimi i xhamive në Kosovë dhe në Shqipëri po e brengosin për së tepërmi. Ai kahet: “Ndërtimi i xhamisë më të madhe në Ballkan, që do të bëhet në Prishtinë, është shpërblim për kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës që rekrutoi shqiptarë fatkeq për luftën në Siri përmes Turqisë. (…) Xhamia do të ndërtohet në pjesën më urbane e ambientin më të arsimuar të Prishtinës. Qytetarinë shqiptare perëndimore që është pjesa dërmuese e kryeqytetasve, ka nis t’i mbërthej tmerri nga plani i qeverisë për ndërtimin e xhamisë (…)Për tmerr – Lagjja Elitare do të shndërrohet në mëhallë orientale.’’ Nuk do të merrem me shpifjen që ia bënë BIK-ut, pasi që, sipas mendimit tim, BIK-u e ka për detyrë të paraqesë padi në Prokurorinë e Prishtinës për këtë shpifje të ultë që u bëhet inteligjencës tonë fetare nga ky argat i Serbisë. Ndërsa sa i përket dëshirës dhe kërkesës së tij që të mos ndërtohet xhamia më e madhe e Ballkanit në Prishtinë, është një kërkesë e një anonimi, një argati të Serbisë, që fjala e tij nuk qon peshë as sa krahu i një mushkonje. Xhamia që aq shumë po e shastriska Gani Mehmetajn, në dashtë Allahu i Lartmadhëruar, do të ndërtohet. Dhe, sipas shpifarakut nuk do ta “tmerrojë Lagjen Elitare’’, por do ta gëzonte pa masë, sepse ajo do ta nderonte jo vetëm atë lagjen, por edhe kryeqytetin e Republikës së Kosovës me bukurinë arkitektonike dhe me hapësirat që do t’i ketë në shërbim të qytetarëve jo vetëm të “Lagjes Elite”, por të gjithë qytetarëve të Prishtinës e të Republikës së Kosovës. Sa çudi, me këtë krijesë i vetëquajturi “intelektual pa parti’’. A thua nuk ka shkelur këmba e tij ndonjëherë në qytetet dhe metropolet e Evropës Perëndimore. Intelektualët atje nuk frikohen, nuk irritohen dhe as nuk trishtohen nga xhamitë që gjenden në të gjitha qytetet e mëdha e të vogla, duke mos lënë anash edhe kryeqytetet e shteteve. Ata nuk i urrejnë besimtarët e besimit Islam, të ardhur nga shtetet myslimane për të punuar, por nuk i urrejnë as bashkëkombësit e tyre që e ndërruan besimin e tyre të krishterë me besimi Islam. Dhe, lagjet ku ndodhen xhamitë nuk i konsiderojnë “mëhalla turke dhe as orjentale’’, siç i quan Gani Mehmetaj lagjet e shqiptarëve në Prishtinë ku gjenden xhamitë. Po më dhimbset për së tepërmi Gani Mehmetaj, të cilit pas ndërtimit të Xhamisë më të madhe të Ballkanit në “Lagjen Elite’’ të Prishtinës, nuk do t’i mbetet kund vend për të jetuar i qetë dhe i lumtur. Ai i gjori po na shtinë në gjynah kur ankohet “… S’na mbeti asnjë lagje për të qenë, të gjitha i bënë mëhalle turke.’’ Besoj se padronët e tij do t’i gjejnë një zgjedhje, do të ia gjejnë një qytet pa xhamia. Shpërngulja në Evropën Perëndimore nuk do të jetë zgjidhje, sepse në të gjitha qytetet, të mëdha apo të vogla, ekzistojnë xhamia. Sa për ilustrim, vetëm në Bernë të Zvicrës ekzistojnë dy xhamia të shqiptarëve. Pastaj të gjitha komunitetet i kanë xhamitë e tyre. Me siguri shokët e tij të idealit, do t’i propozojnë Kralevën apo ndonjë qytet tjetër. Pse të mos shpërngulet ta zam
në Beligrad. Të vetmen xhami që e kishin serbët në kryeqytetin e tyre e kallën para disa vitesh huliganët dhe komunistët e pafe.

I shtrohet pyetja argatit të Serbisë, pse ka mundur të ndërtohet Katedralja më e madhe e Ballkanit në Prishtinë, në vendin më të dukshëm, përball Universitetit, për një pakicë besimtarësh të besimit të krishterë, e nuk po bëjka të ndërtohet xhamia në “Lagjen Elitare’’, për besimtarët Islam, që në çdo kohë të namazit-faljes do të jetë përplot e mbushur me besimtarë?

Me sa më kujtohet, para se të ndërtohet Katedralja ka pasur zëra që ajo të mos ndërtohet në vendin ku është ndërtuar, për arsye se aty punonte gjimnazi, ndoshta më i vjetri i Kosovës. Pra nuk kundërshtohej ndërtimi i saj, por kundërshtohej prishja e shkollës së vjetër. Pra, kërkohej të ndërtohet në një truall aty pari ku kishte vend të lirë për ndërtim. Siç dihet, shkolla u rrënua që të mos na hujiten besimtarët e besimit të krishterë, dhe në vend të saj u ndërtua Katedralja, si duket do të jetë Katedralja më e madhe jo vetëm e Ballkanit po edhe e Evropës. Neve shqiptarëve të besimit Islam nuk na pengon Katedralja, as nuk na pengojnë kambanat e saj, siç po e pengojnë xhamitë dhe ezani i mejzinit patriotin e Serbisë, se ne shqiptarët e besimit Islam jemi Det i pafund, jemi Oqeani i qetë. Kemi qenë dhe do të jemi tolerantë ndaj vëllezërve tanë të gjakut dhe të gjuhës të besimit të krishterë, edhe pse argatët dhe patriotët ( shqipfolës) të Serbisë po mundohen të na e shkatërrojnë atë harmoninë fetare që ka ekzistua me shekuj në mes shqiptarëve të tri besime fetare. Argati i Serbisë, Ganin Mehnmetaj, siç po duket e ka humbur arsyen, kur bënë edhe këso gënjeshtra qesharake dhe skandaloze: Ai thotë: “Janë edhe tri xhami në Prishtinë, të cilat në emër të kinse renovimit, TIKA turke, e lidhur me terrorizmin islamik, i rindërtoi nga themelet, i zgjeroi, ua dyfishoi hapësirën, i vuri në funksion, në vend se ti konservonte, ashtu si nënshkroi kontratën me Ministrin e Kulturës….’’. Bëhet fjalë për Xhamin e Madhe , Xhamin e Ndërmjetme dhe Xhaminë e Çarshisë. Si nuk turpërohet Gani Mehmetaj, së paku para lexuesve të “Bota sot” që jetojnë në Prishtinë, kur e lëshon këtë gënjeshtër me bisht “që se han as qeni’’, pasi që ato xhamia janë rinovuar e nuk janë rindërtuar. Kjo gënjeshtër më bëri të qeshi dhe të relaksohem, por pastaj më bëri të më dhimbset autori i kësaj gënjeshtre. A thua vallë dikush “ia ka zënë bishtin me derë’’ dhe e detyron ta bëjë horë me këto shkrime kuturu, me këto shpifje skandaloze. Po të kishte vetëm pakë njerëzi, po të dinte se çka është turpi, Gani Mehmetaj kurrën e kurrës nuk do ta bënte një gënjeshtër kaq qesharake. “ Po që se është hangër pitja, tepsia doket’’ thotë populli. Xhamitë janë aty. Lehtë është të vërtetojnë lexuesit e nderuar se kush po gënjen. Po gënjen Gani Mehmetaj, apo po gënjen autori i këtij shkrimi. Patroti i Serbisë, G.M. i lëshon edhe dy gënjeshtra të njejta me të mëparshmën. Ai thotë:,, Xhamia e madhe prap me fonde të dyshimta u rindërtua mbi themelet e Katedrales Katolike Shqiptare, ku u varrods Pjetër Bogdani…’’,, TIKAturke e ekupoi rrugën e asfaltuar shqiptare, që lidhte një pjesë të lagjes afër Muzeut të Kosovës me pjesen tjetër, duke e futur në oborr të xhamisë rrugën e asfaltit. Ajo e zuri edhe trotuarin…’’ . Për kukamat qe po i ben G.M. lidhur me ,,uzurpimin’’ e rruges së asfaltuar nga ana e xhamisë, unë mendoj se mund t’i behet pyetje se pse është aq i zëshëm kundër “uzurpimit te rrugës” nga ana e xhamisë, e që aspak nuk është e vërtet, sepse kadastri ështe ai që e vertetoi se ajo ishte pjesë e xhamisë, por ky mjeran nuk doli aspak i zëshëm kur Patrikana e Pejes ua mori dhjetra hektarë pronë qytetareve të Deçanit, e ky “patriot” shqiptar i ditëve të sotit i futi “vesht n’lesh”.

Po të kisha mundësi ta pyesja mixhën Maliq, pleqnarin e Artakollit, një bashkëfshatarin tim, tash i ndjerë, për gënjeshtrat e Gani Mehmetajt, me siguri do të më thoshte “hiqu tij se po i lëshojka fjalët si lopa baglat, vend e pa vend”. I ndjeri këto fjalë i përsëriste gjithnjë për njerëzit e kategorinë së Gani Mehmetajt. Më vjen keq prej lexuesve që e lash të pa përfunduar këtë shkrin për shkak të këshillës shumë të vlefshme që ma pati dhenë pleqnari i nderuar, mixha Maliq Strofci. I Madhi Zot e shpërbleftë për pajtimet që i ka bërë në mes njerëzve të armiqësuar, por edhe për këtë këshill të artë.

Artikulli paraprakVIDEO – A lejohet Muslimani të martohet me një ateiste
Artikulli vijuesVdekja e Rebekës dhe ne të gjallët