Kushdo që ka luftuar kundër Serbisë është veteran

Kryetari i Komisionit për Verifikim e Veteranëve, Agim Çeku, ka deklaruar për Telegrafin, se Komisioni të cilin e drejton ai, nuk do të lejoj që të bëhen dallime në mes të atyre që kanë luftuar për lirinë e Kosovës, pavarësisht krahut politik që kanë qenë.

“Ne si Komision më shumicë jemi pajtuar, që të gjithë ata që kanë luftuar kundër okupatorit serb të marrin librezën e veteranit të UÇK-së. Kushdo që e ka bartë uniformën, emblemën e UÇK-së ose armën, do t’i vlerësohet kontributi i tij”, ka thënë ai.

Ndërsa, deklaratat e kryetarit të OVL-UÇK-së, Muharrem Xhemajli, se ata që kanë qenë pjesë e FARK-ut, nuk do të marrin librezën e veteranit, Çeku i cilësuar si qëndrime individuale të Xhemajlit.

Artikulli paraprakPresidenti i Francës i kërkonë ndihmë Rusisë për tu tërhequr nga Afganistani
Artikulli vijuesValë e re e sulmeve me bomba në Irak, 8 të vrarë