Presidenti i Francës i kërkonë ndihmë Rusisë për tu tërhequr nga Afganistani

Presidenti i Francës François Hollande, i cili ndodhet aktualisht me një vizitë pune në Moskë, ka ndërmend t’i kërkojë ndihmë udhëheqjes ruse për tërheqjen e trupave të veta ushtarake nga Afganistani. Për këtë ai deklaroi në një emision të Radiostacionit “Echo of Moscow”.

Sot, duke folur përpara përfaqësuesve të komunitetit të biznesit francez në Rusi, François Hollande deklaroi gjithashtu se ai mbështet lehtësimin e regjimit të vizave me Rusinë. Ai theksoi domosdoshmërinë e inkurajimit dhe favorizimit të investitorëve rusë, artistëve, shkencëtarëve si dhe turistëve të thjeshtë që vizitojnë Francën.

Artikulli paraprakAleanca e Japonisë dhe SHBA-së do të kontrollojë gjithë botën
Artikulli vijuesKushdo që ka luftuar kundër Serbisë është veteran