Kuvend, PS: 'OK' heqjes së imunitetit, PD: 'JO' propozimeve të opozitës

TIRANË- Deputetët e pozitës dhe opozitës do të votojnë sot, për kufizimin e imunitetit të tyre dhe gjyqtarëve. Çështja më e debatuar e politikës muajt e fundit, është vendosur dje në Konferencën e Kryetarëve, të hidhet në votë në seancën e sotme plenare, ku do të diskutohet gjithashtu paketa e ndryshimeve kushtetuese të PS-së për mënyrën e zgjedhjes së gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, asaj Kushtetuese, Prokurorit të Përgjithshëm dhe anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Imuniteti ka qënë që prej dështimit të seancës së 6 gushtit, ‘mollë sherri’ mes mazhroancës dhe opozitës. Mazhoranca kërkoi që forcat politike në vend të votojnë heqjen e imunitetit më 6 gusht, ndërkohë që opozita kundërshtoi fort duke propozuar një paketë me kushte ndër të cilat vihej theksi tek një reformë rrënjësore në sistemin e drejtësisë. Në këtë pikë, mazhoranca paralajmëroi nisjen e procedurave për mbajtjen e një Referendumi popullor nëse PS nuk do e votonte branda shtatorit nismën e saj.

Nisur nga zhvillimet e fundit brenda opozitës për cështjen e imunitetit pritet që sot rreth orës 11:00, (para nisjes së seancës plenare të Kuvendit) të ketë një takim mes dy krerëve të grupeve parlamentare, Astrit Patozit dhe Gramoz Rucit ku pritet të vendoset edhe për paketën e propozimeve të PS, të cilat me 16 vota kundër dhe me 11 pro, u rrëzua nga Këshilli i Legjislacionit pas seancës dëgjimore me grupet e interesit. bw/kohaislame

Artikulli paraprakRobert Fisk: Sabra dhe Shatila do të mbetet në kujtesën e kriminelëve që i shpëtuan dënimit
Artikulli vijuesAvokatët: Smilkovci po montohet, dënime me çdo kusht