Kuvendi i Kosovës kërkon nga drejtësia të hetohen vrasjet politike të LDK-së

Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 67 vota pro mocionin e inicuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës lidhur me vrasjet që kanë ndodhur pas lufte.

përmes këtij mocioni i kërkohet organeve të drejtësisë që të marrin me prioritet vrasjet e pasluftës dhe të punojnë në zbardhjen e tyre, raporton Indeksonline.

Ky mocion vije pas deklaratës së Nasim Haradinajt, i cili ditë më parë ka thënë se “punë e madhe që janë vrarë njerëz të LDK-së”, e që ka nxitur reagime të shumta.

Ky është teksti i mocionit:

Kuvendi i Kosovës dënon gjuhën fyese nga përfaqësuesi i OVL-UÇK për vrasjet politike të LDK-së. Kuvendi i Kosovës kërkon nga drejtësia që urgjentisht të ndërmerren të gjitha masat që vrasjet politkme të LDK-së të trajtohen me seriozitet, profesionalizëm dhe paanshmëri politike. Vetëm zbulimi i vrasjeve dhe krimeve të tjera garanton zhvillimin e Kosovës ku sundon ligji dhe e drejta.

 

Artikulli paraprakEkskluzive:Deputetët e Kuvendit të Kosovës mbledhin nënshkrimet për rrëzimin e Gjykatës Speciale!
Artikulli vijuesNjohja e vetvetes (sekuenca dobiprurëse)