Ekskluzive:Deputetët e Kuvendit të Kosovës mbledhin nënshkrimet për rrëzimin e Gjykatës Speciale!

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë marrë një iniciativë për të mbledhur nënshkrimet që të thërrasin seancë të jashtëzakonshme në fillim të javës që vjen.

Arsyeja e thirrjes së seancës, sipas burimeve të Indeksonline është rrëzimi i Gjykatës Speciale.

Iniciator për të thirrur këtë seancë është Grupi Parlamentar i PDK-së dhe ende nuk dihet se a do të mbështetet edhe nga subjektet tjera politike.

Nënshkrimet e nevojshme ende nuk janë mbledhur, por po tentohet që sot të sigurohen 40 të tilla për të thirrur seancën e jashtëzakonshme./Indeksonline/

Artikulli paraprakTrajtimi i infeksioneve tek gratë
Artikulli vijuesKuvendi i Kosovës kërkon nga drejtësia të hetohen vrasjet politike të LDK-së