Kuwait Airlines blen 25 Airbus

Avio-kompania Kuwait Airlines zgjeron flotën e saj për dhjeta aeroplan.

Kjo kompani shtetërore kuvajtjane ka nënshkruar një marrëveshje me prodhuesin e aeroplanëve komercial Airbus, për blerjen e 25 aeroplanëve dhe marrjen me qira të 12 aeroplanëve të tjerë, njofton agjencia e lajmeve KUNA.

Vlera e marrëveshjes së nënshkruar nuk është bërë e ditur.

Sipas marrëveshjes, Kuwait Airlines Co do të blejë 15 fluturake A320neo dhe 10 aeroplan A350-900, ndërsa ato do t’i dorëzohen deri në vitin 2019.

Sipas marrëveshjes së dytë, avio-kompania kuvajtiane do të merr me qira, shtatë aeroplan A320 dhe pesë aeroplan A330.

Artikulli paraprakBosnje-Hercegovina: Një shtet në prag të dështimit
Artikulli vijuesEkonomia 6-vjeçare, pa përparime të theksuara