Shahini: Të shpallen bizneset pro serbe

Fajtor për importin e disa produkteve nga Serbia me mbishkrimin KOSOVO/UNMIK, thotë se janë edhe bizneset vendore që importojnë këto produkte nga Serbia, pasi përmes këtij veprimi sipas tij, po pranojnë që të ia humbin identitetin shtetit për përfitime personale.

Thotë se Qeveria e Kosovës e ka mbështetjen e Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB) dhe shumicës se qytetarëve që të merr menjëherë vendim t’i ndalojë dhe t’i largojë nga tregu këto produkte edhe bizneset që importojnë këto produkte t’i shpall si biznese pro Serbisë.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini në një intervistë për “Tribuna Shqiptare”, premton se edhe AKB-ja vetë do t’i shpall ato biznese që janë kundër parimeve të shtetësisë së Kosovës. /Telegrafi/kohaislame

Artikulli paraprakPrinterët Canon PIXMA përkrahin Google Cloud Print
Artikulli vijuesMaqedoni: Më vitin 2030 shqiptarët do të jenë shumicë