Ky është hoteli më i madh në botë

Arabia Saudite planifikon të ndërtojë hotelin më të madh në botë në Mekë, i cili do të ketë 10 mijë dhoma për besimtarët.
 
Hoteli pritet të përfundoj në vitin 2017 dhe do të jetë vetëm 2.2 km larg xhamisë së shenjtë Masjid al-Haram.
 
Hoteli është pjesë e planit të zhvillues në Abraj Kudai, me një investim prej 3.5 miliardë dollarë dhe ndërtesa do të duket si fortesë në shkretëtirë.
 
Hoteli do të ketë 10 mijë dhoma të ndara në 12 kulla që do të jenë 44 kate të larta. Në këtë hotel do të ketë 70 restorante. Dy kulla do të jenë me pesë yje, ndërsa dhjetë të tjerat me katër.
 
Deri tani hoteli më i madh ndodhet në Las Vegas. “The Venetian” dhe “the Palazzo” që operojnë si një hotel i vetëm ofrojnë 7 117 dhoma. Pas tij vjen, “MGM Grand” me 6 852.
Artikulli paraprak31-vjeçarja i jep fund jetës duke u hedhur nga tarraca e pallatit
Artikulli vijuesLëvizja Husi pretendon se ka vrarë në një sulm 18 ushtarë të Arabisë Saudite