Në Bangladesh u dënua me vdekje udhëheqësi i lëvizjes islamike

Gjykata për krimet e luftës e Bangladeshit dënoi me vdekje njërin nga liderët e lëvizjes dhe partisë më të madhe islamie“Xhemat el islamije”.

Delwar Hossein Sayeedi u arrestua në qershor të vitit 2010. Autoritetet e Bangladeshit e akuzuan atë për gjoja krime të kryera para më shumë se 40 viteve, si vrasje masive, dhe rrahje fizike të hindusve gjatë luftës për pavarësi të vendit në vitin 1971. Më parë, në shkurt, gjykata në Dhaka dënoi me burgim të përjetshëm një tjetër lider musliman lokal, Abdul Kader Mullah, të akuzuar për krime kundër njerëzimit.

Artikulli paraprakRrugët më të mira në botë
Artikulli vijuesFocat Ushtarake Ajrore turke bombarduan Irakun