Kushdo që ka kaluar kufirin me Maqedoninë do t'i nënshtrohet procedurave hetimore?

0
195
Autoritetet e rendit në Kosovë kanë njoftuar se kanë realizuar një operacion bastisjesh në disa rajone të vendit, përfshirë këtu edhe në shtëpitë që u takojnë familjeve të personave të dyshuar se kanë marrë pjesë në përleshjen e armatosur në Kumanovë të Maqedonisë.
 
Lajmi është konfirmuar për Radion Evropa e Lirë nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Madje, thuhet se kushdo që e ka kaluar kufirin me Maqedoninë së fundmi do t’i nënshtrohet procedurave hetimore, por nuk është saktësuar periudha e saktë kohore.
 
Autoritetet në Maqedoni kanë thënë se 23 pjesëtarë të grupit të armatosur me të cilin është përleshur policia maqedonase, janë shtetas nga Kosova.
 
Përplasja e armatosur në Kumanovë ka shpërthyer më 9 maj dhe ka përfunduar të nesërmen, me datën 10, me 22 të vrarë – 14 pjesëtarë të grupit të armatosur dhe 8 pjesëtarë të policisë së Maqedonisë.