Ky është kundërshtari i ardhshëm i Joshuas

Eddie Hearn, menaxheri dhe promotori i boksierit britanik Anthony Joshua tha se marrëveshja për të dueluar ndaj Dillian Whyte është pranë finalizimit.

Kjo sfidë do të zhvillohet në “Wembley”, por ndoshta jo më 13 prill siç dhe ishte parashikuar (mund të shtyhet në maj ose qershor).Hearn ka rritur ndjeshëm ofertën për boksierin tjetër britanik, me Joshua që do të marrë 60% të fitimit dhe Whyte 40%, një shumë që sipas Hearn do të kënaqë rivalin.

Në rast se kjo përballje nuk realizohet, atëherë për Joshuan është alternativa Jarrell Miller, por në këtë rast britaniku do të shkojë të udhëtojë në Amerikë.

“Sfida Joshua-Whyte është pranë finalizimit. Në rast se nuk bëhemi gati për 13 prillin, atëherë do të gjejmë një datë tjetër, në maj apo qershor. Ne nuk duam që të shkojmë që tani në Amerikë, pasi duam të duelojmë sërish në shtëpinë tonë, ku ka më shumë fitim”, tha Eddie Hearn.

 

Nga sfida e parë mes Joshuas e Whyte

Joshua, 22 fitore e asnjë humbje si profesionist e ka mposhtur një herë Whyte, 4 vite më parë, fitore me “KO” e kampionit aktual të botës në peshën e rëndë.

“Dillian e ka ofertën në tavolinë, është i mandatuar edhe nga WBO me ofertën e saj, por ajo që ne i kemi propozuar është më e mirë. Unë besoj se ai do të pranojë të duelojë ndaj Joshua edhe pse e di që do ta humbasë sërish këtë përballje. Gjithsesi, ai ka shansin të bëhet kampion bote”, tha Hearn.

 

 

Artikulli paraprakGazetarisë në UP vitin e ardhshëm mundë ti vihet drryni
Artikulli vijuesPa e mbajtur asnjë orë mësimi, mësimdhënësit marrin pagat e janarit