Pa e mbajtur asnjë orë mësimi, mësimdhënësit marrin pagat e janarit

????????????????????????????????????

Mësuesit, arsimtarët, profesorët e në përgjithësi anëtarët e sindikatës së SBASHK-ut që janë në grevë që gati 3 javë i kanë marrë pagat e muajit janar.

Ministria e Financave sot ka bërë ekzekutimin e pagave për muajin janar për të të gjithë shërbyesit e administratës publike, përfshirë edhe mësimdhënësit.

Pavarësisht krizës së paralajmëruar nga ana e Ministrisë së Financave për shkak të mosvotimit të buxhetit, mësimdhënësit sot kanë marrë pagat e muajit të parë të vitit.

Kujtojmë që mësuesit, arsimtarët dhe profesorët këtë muaj nuk kanë mbajtur asnjë orë të vetme, në përjashtim të disa profesorëve në universitetet publike./Indeksonline/

Artikulli paraprakKy është kundërshtari i ardhshëm i Joshuas
Artikulli vijuesMolliqaj fton Konjufcën në përballje televizive