Ky është shkaku kryesor i pagjumësisë

Nëse nuk jeni duke pasur gjumë gjatë natës, faji mund të qëndrojë tek mungesa e kalciumit në trup, i cili është identifikuar të jetë si përgjegjës për gjumë të thellë, thotë një studim i ri.
 
Studimi gjithashtu na jep një kuptim më të mirë të funksioneve normale dhe anormale të trurit të zgjuar.

“Është i njëjti tru, të njëjtat neurone dhe kërkesat e njëjta për oksigjen,” thotë Rodolfo Llinas, një neurolog në Universitetin e Nju Jorkut.

Për të trajtuar çështjen e gjerë të gjumit, Llinas dhe kolegët e tij u fokusuan në një pjesë të rëndësishme të trurit. Kanalet e kalciumit, portat selektive në muret e neuroneve, të cilat janë integrale në pushimin e neuroneve, sigurojnë që të gjitha pjesët e trurit të mbahen aktive.

Por, gjatë gjumit, aktiviteti i kanaleve të kalciumit rritet, duke mbajtur kështu një ritëm të ngadalshëm i cili është i ndryshëm nga modelet e gjetura gjatë zgjuarjes, transmeton Lajmi.net.

Bazuar në këtë çështje, shkencëtarët hoqën një lloj kanali të kalciumit – Cav3.1 – dhe shikuan se si mungesa e aktivitetit të atij kanali ndikoi në funksionin e trurit.

Kanalet e kalciumit duket se kanë një rol kyç në gjumë normal. Testimet në minj, ku iu hoqën këto kanale, treguan se minjtë bën më shumë kohë për të rënë në gjumë pasi ky kanal u ishte hequr, ndryshe nga minjtë normal – dhe qëndruan në gjumë për periudha më të shkurtra, transmeton Lajmi.net.

Aktiviteti i tyre i trurit ishte gjithashtu anormal, më shumë i zgjuar dhe më pak në gjumë. Më e rëndësishmja, këta minj kurrë nuk arritën të bien në gjumë të thellë.

“Kjo do të thotë se një person që ka probleme me gjumë ka çrregullime në ‘Cav3.1’, kanali i cili mbështetë gjumin e thellë,” tha Llinas.

Për shkak se këtyre minjve u mungonte aftësia për të fjetur, ata përfundimisht shprehën një sindrom të ngjashëm të çrregullimeve psikiatrike në njerëz.

Këto gjetje u paraqitën në revistën kombëtare Akademia e Shkencës

Artikulli paraprakSi të keni një frymëmarrje të freskët dhë të evitoni erën e gojës
Artikulli vijuesMos i mbani telefonat në xhep, mund t’iu bëjnë steril