Ky është virusi kompjuterik më i rrezikshmi deri tani, si ta shmangni atë?

ALBION BIKLIQI, ekspert i Teknologjisë Informative

Muajt e fundit kemi dëgjuar se si të tjerët janë prekur nga virusi kompjuterik i cili bën enkriptimin e shënimeve tuaja, transmeton parrotlla.

Kërcënimi ndaj të dhënave tuaja duhet të mirret seriozisht dhe të punohet në drejtim që të mbroheni. Malware (file-encrypting ransomware programs), për ju që nuk e dini si funksionon, do ta bëj të ditur tani.

Virusi faktikisht pranohet me dëshirën tuaj, ju pranoni nje link, fajl në email apo një pop-up faqe internet dhe në momentin që ju e klikoni ai futet brenda sistemit windows dhe pa dallim te versionit Win XP, Win 7 apo Win 8, bën instalimin e vehtes shume lehtë dhe është malware që konsiderohet si program. Ky virus i ri në kohën e caktuar si bombë logjike fillon punën e tij duke i koduar të dhënat tuaja dhe duke përdorur algoritmet RSA-2048 key (AES CBC 256-bit encryption algorithm). Kjo i pamundëson edhe ekspertët me përvojë që të intervenojnë për të kthyer të dhënat me kohë.

Personi përgjegjës për këtë dëm do të lejë një shënim në kompjuterin tuaj me emrin “Your personal files are encrypted” që do të thotë “të dhënat tuaja janë koduar” dhe shfaqet si një web faqe lokale, dokument word-i apo si foto dhe ju lë shënime për llogarinë bankare dhe mundësinë që brenda 90 orëve të ardhshme ti derdhni paratë në llogarine e tyre përndryshe gjitha shënimet do ju prishen dhe nuk ka kthim. Ja llojet e të dhënave të cilat janë të rrezikuara:

sql, .mp4, .7z, .rar, .m4a, .wma, .avi, .wmv, .csv, .d3dbsp, .zip, .sie, .sum, .ibank, .t13, .t12, .qdf, .gdb, .tax, .pkpass, .bc6, .bc7, .bkp, .qic, .bkf, .sidn, .sidd, .mddata, .itl, .itdb, .icxs, .hvpl, hplg, .hkdb, .mdbackup, .syncdb, .gho, .cas, .svg, .map, .wmo, .itm, .sb, .fos, .mov, .vdf, .ztmp, .sis, .sid, .ncf, .menu, .layout, .dmp, .blob, .esm, .vcf, .vtf, .dazip, .fpk, .mlx, .kf, .iwd, .vpk, .tor, .psk, .rim, .w3x, .fsh, .ntl, .arch00, .lvl,.snx, .cfr, .ff .vpp_pc, .lrf, .m2, .mcmeta, .vfs0, .mpqge, .kdb, .db0, .dba, .rofl, .hkx, .bar, .upk, .das, .iwi, .litemod, .asset, .forge, .ltx, .bsa, .apk, .re4, .sav, .lbf, .slm, .bik, .epk, .rgss3a, .pak, .big, wallet, .wotreplay, .xxx, .desc, .py, .m3u, .flv, .js, .css, .rb, .png, .jpeg, .txt, .p7c, .p7b, .p12, .pfx, .pem, .crt, .cer, .der, .x3f, .srw, .pef, .ptx, .r3d, .rw2, .rwl, .raw, .raf, .orf, .nrw, .mrwref, .mef, .erf, .kdc, .dcr, .cr2, .crw, .bay, .sr2, .srf, .arw, .3fr, .dng, .jpe, .jpg, .cdr, .indd, .ai, .eps, .pdf, .pdd, .psd, .dbf, .mdf, .wb2, .rtf, .wpd, .dxg, .xf, .dwg, .pst, .accdb, .mdb, .pptm, .pptx, .ppt, .xlk, .xlsb, .xlsm, .xlsx, .xls, .wps, .docm, .docx, .doc, .odb, .odc, .odm, .odp, .ods, .odt

Si të mbroheni nga kërcënimet kibernetike të shekullit 21?

Çdo kompani pa dallim është e kërcënuar nga krimet kibernetike, dhe kjo të bën me dije se çdo kompani duhet të ketë personelin e IT-së,të cilët do merren vetem membrojtjen e të dhënave tuaja.

Shumë kompani deri tani kanë pësuar humbje të mëdha nga sulme të ngjashme.Sipas “The US’ National Cyber Security Alliance”, 60% të kompanive nuk kanë mundur të rimëkëmben pas sulmeve kibernetike, transmeton parrotlla./parrotlla.net/

Artikulli paraprakZgjatja e pushtetit përmes zgjatjes së vuajtjeve
Artikulli vijuesZhdukni aknet me terapinë e kripës!