Kryeparlamentari Jakup Krasniqi në foltoren e Kuvendit të Kosovës, ka folur për privatizimin e asetëve të Post Telekomit të Kosovës dhe distribucionit të KEK-ut, duke thënë se kjo Qeveri dhe Kuvend i Kosovës i cili ka dalë nga votat e vjedhura, nuk ka legjitimitet që të privatizojmë.
“Kjo legjislaturë është dalë nga zgjedhjet e vjedhura. Institucionet kanë dalë nga zgjedhjet e vjedhura dhe si të tilla nuk e kanë legjitimitetin e plotë për të privatizuar pasuritë publike. Prandaj nuk e kanë as të drejtën për të privatizuar interesin më vitalë. Ne jemi të obliguar që qytetarëve tanë tua kthejm besimin në institucione për të cilat ka sakrifikuar shumë dhe besimi në përfaqësimin tonë nëse nuk dëshirojmë të bëhemi vrasës të ardhmërisë dhe të demokracisë në Kosovë. Ne jemi të obliguar ta mbrojmë kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë në republikën e Kosovës dhe rruga 100 vjeqare që kemi kaluar na obligon për një gjë të tillë”, ka deklaruar Krasniqi.
Ai ju ka lutur deputetëve që të lexojnë mirë betimin e tyre dhe të mos e shkelin atë.
“Lexoni betimin e deputetit edhe njëherë dhe do të binden se duhet të frikësohen. Në popull ka ekzistuar një bindje, se ata që shkelin betimin apo fjalën e dhënë ju shuhet vatra, prandaj duhet frikësuar për të ardhmen e pasardhësve tuaj”, ka thënë Jakup Krasniqi/kohaislame
You Might also Like
Miliona euro për vizat Schengen
Kosova është vendi i vetëm në regjionin e Ballkanit Perëndimor, ndaj të cilit Bashkimi Evropian…
By
4 Min Read
Halil Matoshi apelon Prokurorinë: Merruni me islamofobët e Kosovës
Halil Matoshi apelon Prokurorinë: Merruni me islamofobët e Kosovës Analisti për çështje politike, Halil Matoshi…
By
2 Min Read
Serbia në panikë nga aktivizimi i ROSU-së
E përditshmja serbe “Kurir” po e sheh me shqetësim vendimin e presidentes, Atifete Jahjaga për…
By
1 Min Read
Nazmi Mustafi lirohet të martën nga paraburgimi
Ish kreu i Task Forcës Anti-Korrupsion, do të lirohet nga praburgimi dhe do të fitojë…
By
1 Min Read
U promovua libri "Periodiku Shqiptar Islam (Gjysma e parë e shekullit XX)"
Në prani të shumë studiuesve e dashamirëve të librit, ku qe i pranishëm edhe myftiu…
By
5 Min Read
Investimet gjermane hapin qindra vende pune në Kosovë
Qeveria e Kosovës ka prezantuar të dielën disa projekte të investitorëve potencialë gjermanë, të cilat…
By
5 Min Read
