Serbia në panikë nga aktivizimi i ROSU-së

E përditshmja serbe “Kurir” po e sheh me shqetësim vendimin e presidentes, Atifete Jahjaga për vënien në gjendje gatishmërie Njësitin e Forcave Speciale të Policisë së Kosovës “ROSU”.

Kurir ka raportuar se grupi i njësisë speciale është stacionuar në dy pozicione strategjike, në Han të Elezit në pikën kufitare me Maqedoninë, dhe në Gjilan, rreth kufirit me Serbi dhe Maqedoni, transmeton Indeksonline.

Vendimi për aktivizimin e “ROSU-së” e mori dje Presidentja Jahjaga, bashkë me Kryeministrin Mustafa, dhe ministrin e brendshëm, Skëndër Hysenin pas një takimi emergjent mbi situatën e jashtëzakonshme në Kumanovë të Maqedonisë.kohaislame
Artikulli paraprakParaburgim 30 ditësh për 30 të arrestuar në Kumanovë
Artikulli vijuesDëshmi nga Suedia në gjykimin e Oliver Ivanoviqit