4 vite më parë ai vendosi ta braktisë shtëpinë dhe ta jetojë ëndrrën e tij duke udhëtuar nëpër botë. Disa prej shteteve të cilat i ka vizituar janë: Turqia, Indonezia, Shqipëria dhe Malajzia. E gjitha nisi si një udhëtim për ta shijuar ëndrrën. Ai e ndau rrugëtimin e tij me familjen dhe shokët e tij përmes kartolinave ku ishte trend i popullarizuar mes familjarëve dhe shoqërisë. Nuk shkoi shumë dhe ata, gjithashtu, filluan t’i kërkojnë kartolina atij. Shumë prej nesh do të donim të udhëtojmë nëpër botë, apo jo? Të marrim kartolina nga ndokush që është duke e jetuar ëndrrën e vet dhe që e ndanë përvojen e vet me ju, kjo po që do e bënte ditën tuaj të mahnitshme! Ky është një tregim i shkurtër i Michael Ruppert. Një 29 vjeçar belgo-holandez i cili udhëtoi në 60 shtete në 4 vite dhe e gjeti Islamin.
Kur ju e quani vetën tuaj udhëtar, do të thotë se do të jeni duke e jetuar jetën më të lirë ekonomike të mundshme përgjatë gjithë rrugës dhe gjërat më të rëndësishme që i përvetëson janë vendet e pa para prej të tjerëve të cilat ti i zbulon. Pasioni i tij për të udhëtuar dhe për ta ndarë me të tjerët udhëtimin e tij i ka frymëzuar shumë donatorë bujarë të cilët kishin dëshirë ta shihnin atë të vazhdojë me udhëtimet e tij. Në këmbim, ai dërgoi më shumë kartolina dhe shumicën e donacionit që e morri e dhuroi për njerëzit që në nevoja, si për shembull një shkolle në Zimbabve që e kishte vizituar dhe që mbijeton në formë vetanake, si dhe institucioneve tjera ku ai mbajti fjalime inspiruese.
Michael nuk ishte musliman kur e filloi udhëtimin e tij. Kjo ndodhi gjatë qëndrimit të tij në një familje e cila e kishte mirëpritur e që e bëri atë të interesohej më shumë rreth Islamit. Gjatë intervistës me të, ai na shpjegoi se, “Pasi qëndrova me shumë familje Muslimane në Malajzi dhe Indonezi, u bëra kureshtar dhe kisha pyetje si: Çfarë po lexojnë ata në Kur’an? Çfarë bëjnë në Xhami? Cilat janë festat e tyre dhe si i festojnë ato? Kureshtja ime më udhëhoqi për në Islam.” Në intervistë ai poashtu tregoi edhe për ngjashmëritë kulturore në këtë botë gjithashtu. Ai dëshiron që përmes ndodhive përgjatë udhëtimit të gjithë të mësojnë për kulturat e të tjerëve, sepse vetëm atëherë do të jemi në gjendje t’i pranojmë dallimet mes vete. E, kështu ajo që është thënë nga Donald Trump dhe disa djetarë Islam nuk do jetë ndasi përshkak të racës apo ngjyrës.
Faqja e tij në facebook ‘Starring You’ u krijua kur filloi të kishte kërkesa prej të tjerëve që të ndajë kartolina me njerëz e më pas edhe familja dhe miqtë e tij. Kjo gjithashtu ishte një mundësi për të që të ndajë përvojat e tij dhe, poashtu, të takohej me ndjekësit e tij në qytetet ku ai gjendej. Në kohërat tona teknologjike, të pranuarit e një kartoline të thjeshtë përmes postierit do na gëzonte shumë prej nesh. Prandaj, kushdo prej jush që dëshiron të bëhet pjesë e kësaj, mos u turpëroni që ta dërgoni adresën tuaj tek ky djalosh miqësor apo ta pëlqeni faqen e tij për t’u informuar për udhëtimet e tij.
Burimi:
LINKU NE ANGLISHT: http://mvslim.com/man-travelled-60-countries-4-years-found-islam-way/
Përktheu: Rinor Dizdari
Përkujtuesi Ditor