"Rusia nuk e ka fshehur kurrë mbështetjen ushtarake për Sirinë"

Moska që mbështet regjimin e Damaskut, kërkon përveç të tjerave një koalicion të zgjeruar duke përfshirë Turqinë, Irakun, Arabinë Saudite, por gjithashtu ushtrinë siriane për të luftuar kundër grupit të Shtetit Islamik në Siri.
Moska nuk e ka fshehur kurrë mbështetjen e saj me armë dhe me instruktorë për regjimin sirian, theksoi sot diplomacia ruse pas shqetësimeve të shprehura nga Uashingtoni përsa i përket një rritjeje të pranisë ushtarake ruse në Siri.

”Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergei Lavrov, i cili zhvilloi të shtunën një bisedë telefonike me homologun amerikan, John Kerry, nënvizoi se pala ruse nuk e kishte fshehur kurrë livrimin e pajisjeve ushtarake për autoritetet siriane për të luftuar kundër terrorizmit”, deklaroi zëdhënësja e diplomacisë ruse, Maria Zaharova.

”Lavrov i konfirmoi Kerryt se Rusia do ta vazhdonte këtë ndihmë për Sirinë”, sipas të njëjtit burim.

Moska që mbështet regjimin e Damaskut, kërkon përveç të tjerave një koalicion të zgjeruar duke përfshirë Turqinë, Irakun, Arabinë Saudite, por gjithashtu ushtrinë siriane për të luftuar kundër grupit të Shtetit Islamik në Siri.

”Rusia mendon se trupat e qeverisë siriane janë forca më efikase për të luftuar grupin e Shtetit Islamik dhe terroristët e tjerë”, theksoi Zaharova.

Artikulli paraprakGuvernatori i Bankës Qendrore dhuron pagën mujore në mbështetje të refugjatëve
Artikulli vijuesKriza e refugjatëve, përshkon edhe në Festivalin e Filmit në Venecia