Një program për rehabilitimin e ish-ushtarëve të DAESH dhe ekstremistëve të tjerë, duke u ofruar banim, punësim, edukim dhe përkrahje financiare, është duke u testuar në Suedi.
Autoritetet lokale në qytetin Lund thonë se ky program kontrovers ka për qëllim që luftëtarët e kthyer t’i integrojë në shoqëri dhe të mos i lejojë më ata që të kthehen te ish-grupet e tyre, transmeton Express.
Anna Sjostrand, koordinatore komunale kundër ekstremizmit të dhunshëm, e pranoi se programi është kontrovers, por argumentoi se e njëjta qasje duket të përdoret me ish-anëtarët e DAESH-it, siç përdoret me ata që i braktisin organizatat kriminale dhe grupet neo-naziste.