Lajcak dëshpëron Serbinë me ‘kushtet’ për Kosovën

Drejtori menaxhues në Shërbimin Evropian të Veprimit me Jashtë, Miroslav Lajcak, përveç përshëndetjeve dhe kërkesës për të formuar sa më shpejtë qeverinë, ua ka sjellë autoriteteve serbe në Beograd edhe “paketën” në të cilën përshkruhet gjithçka që pret Bashkimi Evropian nga kryeministri dhe presidenti i ardhshëm i Serbisë.

“Kushtet për vazhdimin e dialogut me Brukselin, përfshijnë edhe disa veprime të rënda që duhet marrë, e të cilat kanë të bëjnë me Kosovën”, citon “Novosti” një burim të lartë nga Presidenca e Serbisë, i cili ka preferuar të mbetet anonim për opinionin.

“Edhe pse ‘paketa’ e diplomatit sllovak po mbahet fshehtë sikur të ishte një dokument sekret, sipas burimeve tona, bëhet fjalë për kërkesa të mëdha të Bashkimit Evropian, e të cilat nuk do të jenë të pranueshme për cilëndo qeveri që do të formohet së shpejti në Serbi”, shkruan “Novosti”.

Megjithëkëtë, sipas gazetës, “paketa” e diplomatit sllovak, Lajcak, do t’i vendoset në tavolinë secilit grup parlamentar, për t’ua bërë të qartë se rruga e Serbisë drejtë Bashkimit Evropian nuk do të jetë edhe aq e lehtë. /Telegrafi/kohaislame

Artikulli paraprakZbulohet “spiuni’ i Vatikanit
Artikulli vijuesArrestohet në Kosovë Idajet Beqiri, kryetari Partisë së Unitetit Kombëtar