“Laje o Gzim” midis Katarit

1 Min Read

Një shqiptar është përkujdesur që t’ia tërheq vërejtjen një shoferi për pluhurin në veturën e tij edhe në Katar.

Në vendet shqiptare vazhdimisht u është shkruar shoferëve “Laje o Gzim” nëse ata kanë pasur veturën e palarë, por kjo fjali është vërejtur edhe në Katar, transmeton Koha.net.

Vetura e tipit Nisan shihet e pluhurosur tërësisht, ndërsa një shqiptar ishte përkujdesur që të shkruante në xhamin e pasmë “laje o Gzim”. Fotografia është pëlqyer shumë në grupin Facebookut që shfrytëzohet enkas për adhuruesit e automobilave.

TAGGED:
Share This Article