Dy ditë para muajit të shenjtë të Ramazanit, imam i njohur shqiptar, Elvis Naçi vizitoi Podujevën, ku u mikëprit nga qytetarë të shumtë nga vende të ndryshme të Kosovës. Hoxha nga Tirana, i cili gëzon respekt të madh anekënd shqiptarisë, ligjëroi përpara rreth 2 mijë personave, në restorant “Nobel”.
Ndonëse ky lokal ishte i planifikuar për një numër të caktuar të pjesëmarrësve, ndryshe ndodhi aty. Rrugët përballë restorantit ishin të stërmbushura me xhematlinjë të cilit ishin të interesuar për ta ndjekur ligjëratën e imamit, shkruan Indeksonline
Vlen të theksohet se i gjithë organizimi për këtë ligjeratë është bërë nga Bashkësia Islame, dega në Podujevë.







Ndryshe, Naçi në disa video të publikuara në “Youtube” ka kritikuar ashpër ekstremizmin dhe shkuarjen e shqiptarëve në ISIS.
Ai në një rast kishte folur edhe për sulmet e fundit terroriste të ndodhura në Francë. Sipas tij, me këto sulme është munduar të dëmtohet feja islame dhe besimtarët e devotshëm myslimanë.
Imam Elvis Naçi, pranë Xhamisë së Tabakëve në Tiranë i quan këta njerëz pseudo-myslimanë, që nuk kanë asgjë të përbashkët me atë se çfarë në të vërtetë përfaqëson feja islame, paqen dhe dashurinë mes njerëzve. /Indeksonline/