Lajmërohuni në iPhone pa e hapur këllëfin fare

0
245

Të dyja LG dhe Samsung tani kanë këllëf për telefonat e vet të cilët u mundësojnë që t’i përgjigjeni thirrjes pa hapur kapakun e këllëfit, por këtë iPhone-i deri më tani nuk e ka pasur.

Që nga sot Moshi SenseCover ka sjellë një këllëf për iPhone 5 dhe 5s i cili ka një “dritare” apo një hapësirë për të parë ekranin, si dhe një buton për prekje i cili u lejon që t’i përgjigjeni telefonatës apo ta ndalni alarmin pa e hapur kapakun e telefonit.

Nuk është dizajni më i lirë, kështu duke ardhur me një çmim prej 45 dollarësh, mirëpo ia vlen nëse nuk doni të rrezikoni që ta theni xhamin e telefonit tuaj vetëm që t’i përgjigjeni telefonatës. /ln/kohaislame