Thyhet faqja e Fakultetit të Sigurisë në Beograd

Faqja e këtij fakultetit është: www.fb.bg.ac.rs.

Në faqen e thyer, KWG ka shkruar:

1: Kërkojmë të drejtat e shqiptarëve në territoret e okupuara që na keni marrë;

2: Kërkojmë të paguhen dëmet e luftës që na keni shkaktuar;

3: Nuk kërkojmë paqe; kërkojmë mirëkuptim dhe respekt.

“Kosova është Shqipëri dhe Shqipëria është Iliri”, thuhet po ashtu aty dhe se askush nuk mund t’i ndal ata, pos Allahut.

Këtë lajm e kanë plasuar mediat e shumta të Serbisë. Në njërën faqe të tyre një komentues serb shkruan: “Eee… shtet i mjerë je, kur thyhet sajti i Fakultetit të Sigurisë. Kjo nuk është firmë po institucion për trajnimin e sigurmsave. Vucic, menjëherë thirre një mbledhje dhe gjeje kush e ka bërë këtë. Ta shoh të bie sajti i Pentagonit ose CIA-s, për 24 orë e gjejnë, qoftë edhe në Polin e Veriut”.

Ndërsa, një komentues tjetër shton: “Eh, fakulteti im dhe siguria ime. Për çka po e mësoni dikë ju aty”? /Telegrafi/

Artikulli paraprakSiri: 200 të vdekur nga sulmet e forcave të Asadit
Artikulli vijuesI biri alkoolist dhunonte sistematikisht prindërit e moshuar