Një efektiv i policisë rrugore është aksidentuar ditën e sotme nga një autobus i transportit publik. Ngjarja u shënua në zonën e Laprakës, në kryeqytet. Sipas të dhënave paraprake, bëhet me dije se autobusi përplasi policin e Komisariatit numër 2, i cili ka mbetur i plagosur nga incidenti. Në vendin e ngjarjes mbërritën forcat e policisë, të cilët shoqëruan drejtuesin e autobusit. Efektivi i plagosur u dërgua me urgjencë në spital, ku pas marrjes së ndihmës mjekësore, mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën, transmeton shekulli.
Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.