Ja pse domatet e tanishme nuk kanë më atë shije e ngjyrë si të dikurshmet

Vitet e fundit, të gjithë mendojmë se domatet nuk janë më ato të dikurshmet. Ndodh rrallë që të gjesh te fshatarët domate që të kenë aromë dhe shije të vërtetë. Së fundmi, edhe kërkimet e studiuesve kanë pohuar se domatet janë më të këqija sot se 50 vite më parë.

Një studim i ri i publikuar në gazetën “Science” tregon se varietetet e domateve ‘moderne’ janë shumë më pak të shijshme se ato të viteve të shkuara.

Në krahasimin e bërë midis dy llojeve, u pa se te domatet ‘e vjetra’ ekzistonin disa mikroelementë që ndikonin në shije. Madje, u gjetën edhe gjenet përgjegjëse të tyre.

Në konkluzionet e studimit ata pohuan se është ende e mundur që domatet e ditëve tona të rifitojnë shijen që kanë pasur, vetëm se duhen disa vite.

Në rast se do ndiqen këshillat e reja për rritjen e tyre, gradualisht në zhvillimin e kokrrës dhe ngjyrës, pa stimulantë që përshpejtojnë rritjen, edhe shija do të përmirësohet./kumti.com

Artikulli paraprakQumështarët përplasen me njëri-tjetrin
Artikulli vijuesPolitika po i mban pengë të pagjeturit